Deputetja e LDK-së kundër Vetëvendosjes: Është një lojë për SHIK-un

Politika

Deputetja e LDK-së kundër Vetëvendosjes: Është një lojë për SHIK-un

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 25 prill 2018 Në ora: 14:44
Lëvizja Vetëvendosje

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të propozimit për formimin e Komisionit Hetues Parlamentar, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës.

Por, subjekti më i madh opozitar këtë po konsideron si një lojë të padrejtë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tha se kjo është një lojë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gaxherri thotë se politikisht subjekti i tyre nuk do të lejojë që të themelohet një Komision hetimor.

Image
Besa Gaxherri

“Kjo është një lojë shumë e padrejtë. Vrasjet e kanë atakuar vetëm LDK-në dhe është lojë aq e ulët që dikush, nga cilido subjekt politik, përjashtuar LDK-në, ka eksponentë të SHIK-ut brenda partisë së vet dhe po pretendojnë për të na bërë një Komision hetimor, për të pastruar vetën. Ne nuk kemi ekspertizë. Ne si LDK nuk kemi dëshmitar, sepse ne nuk kemi qenë e atyre gjërave. Ne pa pasur dëshmitar nuk mund t’i zbardhim gjërat. Nëse partitë politike, me lojërat e tyre, dëshirojnë ta shpërlajnë vetën përmes këtij Komisioni hetimor dhe për ta mbyllë këtë çështje, politikisht e kanë shumë gabim, pasi që nuk do ta lejojmë”, tha deputetja Gaxherri.

Ajo thotë se janë duke punuar, që mandatin e ardhshëm të kenë një votë popullore, për të pasur një shumicë të fuqishme politike, sepse, sipas saj, vetëm atëherë gjërat shtyhen më shpejt.

“Ne jemi politikan dhe do punojmë politikisht çdo ditë, deri të zbardhet edhe  vrasja e fundit. Tjetër është se institucionet e drejtësisë janë të kapura dhe fatkeqësisht drejtësia jonë nuk ka mundur të zbardh as edhe një vrasje politike, por lëndët e vrasjeve nuk plaken, ato do të jenë gjithmonë aty. Ne politikisht, kundërshtarëve tanë do t’ju themi çdo ditë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur vrasje politike dhe partia jonë nuk bëhet pjesë e asnjë subjekti politik, për të bërë lojëra me dhimbjet e veta. Ne jemi duke punuar që mandatin e ardhshëm të kemi një votë popullore dhe për të pasur një shumicë të fuqishme politike, sepse vetëm atëherë gjërat shtyhen më shpejt”, u shpreh ajo.

Krejt në fund, deputetja e LDK-së, thekson se politikisht nuk do të lejojnë që të bëhen lojëra të tilla.

“Politikisht ne nuk do ta lejojmë askund që të bëjë lojëra, as me la dhe as me shpërla vetën me një Komision hetimor, ky gjithmonë ka qenë mendimi i imi personal dhe me vjen mirë që edhe LDK-ja ka këtë qëndrim”, përfundoi deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat