“Qeveri e ndikuar dhe e varur nga Vuçiqi dhe Lista Serbe” - Bota Sot
“Qeveri e ndikuar dhe e varur nga Vuçiqi dhe Lista Serbe”

Politika

E martë, 22 maj 2018

“Qeveri e ndikuar dhe e varur nga Vuçiqi dhe Lista Serbe”

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 25 prill 2018 Në ora: 19:52
Qeveria e koalicionit PANA-Lista serbe

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosjes në Dardanë, Bajram Mavriqi, në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’,  ka thënë se Qeveria e koalicionit PANA-Lista serbe është e dështuar që nga formimi i saj.

Sipas tij, kjo Qeveri është e ndikuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Lista Serbe.

Image
Bajram Mavriqi

‘’Prej kur është formuar Qeveria nën udhëheqjen e Haradinaj, ne në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Dardanë kemi filluar parapërgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Kjo për faktin se e kemi ditur që rezultati i saj do të jetë skandaloz, sepse vetë formimi i saj ishte i tillë, një Qeveri e ndikuar dhe e varur nga Vuçiqi në Serbi e Lista Serbe në Kosovë. Në këto rrethana është e pamundur që kjo qeveri të ketë mandat të plotë’’, ka thënë Mavriqi.

Tutje, Mavriqi thekson se janë më se të gatshëm për zgjedhje të reja dhe se presin fitore bindëse.

‘’Përkundër zhvillimeve të brendshme në LVV që u përcollën me disa dorëheqje individuale, në Dardanë kemi një gjendje stabile në strukturë dhe ndër aktivist. Kemi shumë ardhje të reja që na u kanë bashkuar gati në çdo lokalitet, duke rritur kualitetin tonë kadrovik dhe organizativ. Prandaj me shumë përgjegjësi deklaroj se ne jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe jemi të bindur që në Komunën e Dardanës dalim bindshëm fitues dhe do të rrisim votën elektorale krahasuar me dy palë zgjedhjet e vitit të kaluar, në të cilat poashtu ishim të parët’’, përfundon Bajram Mavriqi për gazetën ‘’Bota sot’’.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test