Që nga ardhja në pushtet e liderit të AAK-së, tashmë Kryeministër I Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është përballur me vërejtje të shumta për punën që po e bën.
Së fundmi, Haradinaj ka publikuar një postim ku nëpërmjet tij kërkon mirëkuptim nga ana e qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu, Haradinaj nuk ka lënë pa i përmendur as kundërshtarët e tij e prej të cilëve kërkon që të kenë mirëkuptim pasi që nuk po mundet të ua kthej mesazhet.
Ja postimi i plotë nga Haradinaj
Të nderuar qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës e kundërshtarë të mi,
Gjithë këto ditë kam pranuar me mijëra mesazhe prej jush, që nga ato të përkrahjes së parezervë ndaj meje dhe veprimeve të mia si Kryeministër, e deri te këshillat, vërejtjet apo mospajtimet tuaja.
Dua t’iu siguroj se i kam lexuar të gjitha me vëmendjen më të madhe dhe sigurisht se do t’i kem parasysh në punën time!
Zëri i juaj ka rëndësi të jashtëzakonshme në punën time!
Por e kërkoj mirëkuptimin tuaj për pamundësinë që tu kthej përgjigje secilit veç e veç!
Dinamika e punës ma ka pamundësuar një gjë të tillë!
Me respekt,
Juaji Ramush Haradinaj