Millaku flet për zgjedhjet parlamentare, tregon krizën që po e kalojnë partitë politike

Politika

Millaku flet për zgjedhjet parlamentare, tregon krizën që po e kalojnë partitë politike

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 26 prill 2018 Në ora: 14:52
Drita Millaku

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka komentuar idenë për zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme parlamentare.

Millaku për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk sheh gatishmëri nga ana e partive politike për ta çuar Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Shihet qartasi se partitë politike nuk janë të gatshme për zgjedhje për shumë arsye e sidomos atyre që kanë të bëjnë me presionin ndërkombëtarë që në këtë fazë të mos ketë zgjedhje”, ka thënë Millaku.

Sipas saj, një pjesë e partive kanë probleme brenda tyre dhe ky është shkak që ndalon këtë proces.

“Një pjesë e partive kanë probleme organizative e një pjesë kanë edhe lajme nga sondazhet se nuk janë mirë me parametra”, ka thënë deputetja.

Tutje, Millaku ka thënë se Qeveria Haradinaj, qysh nga fillimi i saj ka pasur probleme në qeverisje dhe se nuk i disponojnë numrat e nevojshëm për të qëndruar në qeveri.

Millaku tha se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për të shkuar në zgjedhje dhe pret rezultate pozitive.

‘’Për sa i përket pozites mendoj se ajo është vet e bindur se jo vetëm nuk i ka numrat por kanë edhe probleme me frymën e dështimit që e përcjell gati nga themelimi i kësaj qeverie. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje për shkak se kjo qeveri me vendimet e veta është bërë shumë e rrezikshme. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje dhe jam shumë e bindur se rezultati do të jetë edhe më i favorshëm se në 2017, këtë e them me bindje sepse jam në kaontakt me strukturat dhe aktivistët, disponimi është i jashtëzakonshëm’’, përfundon deputetja Millaku për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat