Vetëvrasjet në Kosovë, sociologu tregon pse po rritet numri i tyre

Politika

Vetëvrasjet në Kosovë, sociologu tregon pse po rritet numri i tyre

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 26 prill 2018 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Numri i vetëvrasjeve në Kosovë çdo herë e më shumë po shënon ngritje edhe pse asnjëherë nuk dihet saktësisht arsyeja e një vetëvrasje. Sociologët paralajmërojnë se kushtet e renda ekonomike, pa punësia dhe shpesh herë gjendje dëshpëruese e personave ndikon që një person të kryej vetëvrasje.

Sipas tij, institucionet përkatëse vendore duhet të bëjnë më shumë në parandalimin e sidomos të personave që njëherë kanë tentuar vetëvrasjen.

Image
Ferdi Kamberi

Sociologu Ferdi Kamberi, ka thënë për “Bota Sot”, se në mënyrë që të minimizohet ky problem shoqëror, është e nevojshme që të ketë politika nga institucionet e Kosovës për integrimin e personave që kanë pasur tentim vrasje, familja si institucion thelbësor duhet të ketë një komunikim me anëtarët e saj, të shtjellohen problemet dhe sfidat dhe individët që kanë probleme të marrin përkrahje nga familja.

“Për këtë me siguri ka disa faktorë: gjendja anomike – shkëputja e normave shoqërore, kriza e vlerave e cila ka prodhuar krizë të identetit, pastaj mungesa e profesionalizmit adekuat, mungesa e qendrave për trajtim shpirtëror. Faktor tjetër me rëndësi është edhe stresi posttraumatik, i cili zakonisht ndodh tek ato vende që kanë pasur periudhë konflikti. Andaj, nëse merret parasysh analiza e gjendjes faktike, do të shohim se pjesa më e madhe e personave që kanë përfunduar në vetëvrasje në kohën e konfliktit në Kosovë kanë qenë kryesisht në moshën madhore, gjë që jep një sinjal të qartë”. ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat