Lepaja: Asociacioni nuk duhet të merr karakterin e autonomisë

Politika

Lepaja: Asociacioni nuk duhet të merr karakterin e autonomisë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 26 prill 2018 Në ora: 16:54
Ilustrim

Për publicistin Fadil Lepaja, rruga më e mirë për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, është duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës.

“Nëse kemi vërtetë të bëjmë me një Asociacion komunash, s’ka asgjë të keqe, nëse ai merr karakterin e autonomisë politike, kjo bien ndesh me kushtetutën”, thotë Lepaja për “Bota sot”.

Madje sipas tij, një Asociacioni i tillë nuk mund të kalojë me këtë kushtetutë.

Image
Publicisti Fadil Lepaja

Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit të parë, Enver Hoxhaj, i cili në një deklaratë për media ka thënë se Asociacioni dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, duhet të bëhen paralelisht, Lepaja thotë se kjo mund të bëhet me një konsensus nacional.

“Anëtarësimi në OKB dhe perspektiva euroatlantike e hapur mund të arsyetojnë diçka të tillë, gjithnjë duke insistuar në një asociacion komunash, e jo autonomi. Kjo duhet të bëhet me një konsensus”, shtoi Lepaja.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli kanë themeluar komisionin për hartimin e statutit për themelimin e Asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat