Policia e Kosovës merr vendim për biznesmenin i cili tentoi të vetëdigjet

Politika

Policia e Kosovës merr vendim për biznesmenin i cili tentoi të vetëdigjet

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 26 prill 2018 Në ora: 17:10
Pamje nga videoja

Në mëngjesin e të enjtes, vendi u shokua, pasi që biznesmeni nga Gjilani Abdullah Bajra, pronari i kompanisë së ujit “Kika” ka tentuar që të vetëdigjet në pronën e tij në Kamenicë. Abdullah Bajra kishte tentuar që të vetëdigjet me një bidon me benzinë, pasi Gjykata Themelore të Gjilanit, dega në Kamenicë, ka vendosur që telat e rrymës të kompanisë turke Erë Energy të kalojnë në pronën e tij në fshatin Bujnovc në Komunën e Kamenicës.

Për këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar tre persona, Abdullah Bajrën, dy djemtë e tij, si dhe një punëtor. Ndërsa, policia ka liruar tre nga të arrestuarit, kurse Abdullah Bajra është dërguar në Gjilan dhe është ndaluar për 48 orë. Këtë vendim, e ka konfirmuar djali i Abdullahut, Arbnori për “Bota sot”.

Pas lirimit nga policia e Kosovës, Arbnori ka rrëfyer për “Bota sot” ngjarjen dhe shkaqet që kanë çuar babanë e tij të vetëdigjet..

“Erdhi si pasojë e dëshpërimit me vendimin e gjykatës dhe nuk shihte zgjidhje tjetër përpos kësaj që ka vepruar”, ka thënë Arbnori.

Për, më tepër, ai ka shpjeguar për “Bota sot” se  për këtë çështje i kanë ofruar  dy propozime:  t'i shtrijë telat nën tokë ose anash pronës, e jo për mesi, pasi një gjë e tillë  i pengon në biznesin e tyre.

“Puna është që një tokë e jona është duke u ozurpuar,  apo nuk e di si ta quaj dhe kjo prej një kompanie turke e cila dëshiron që t'i vendos telat e rrymës në pronën tonën private pa dëshirën tonë. Ne nuk jemi duke i penguar ata, dhe sipas  mundësve tona, i kemi ofruar dy propozime, pra  t'i shtrijnë telat nën tokë ose anash pronës, e jo për mesi, sepse ashtu na pengon neve”, ka deklaruar Arbnori për “Bota sot”.

Po ashtu, ai për “Bota sot” e ka quajtur këtë vendim të Gjykatës të njëanshëm, pasi që ankesën e tyre nuk e kanë shqyrtuar fare.

“Po policia ka ardhur na ka arrestuar mua, vëllain, babën, po edhe punëtorin tonë. Ne jemi liruar, veç prindi ende është duke u mbajtur në stacion. Për problemin tonë ka vendim që për neve është i një anshëm, sepse mundësit tona si kanë shqyrtuar hiç, ajo është arsyeja që kemi ardhur deri këtu”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat