Fati i të pagjeturve kusht kryesor për Serbinë në Bruksel, Mehmeti “godet” Thaçin e Haradinajn

Politika

Fati i të pagjeturve kusht kryesor për Serbinë në Bruksel, Mehmeti “godet” Thaçin e Haradinajn

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 prill 2018 Në ora: 14:54
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Të premten është shënuar dita kombëtare e personave të pagjetur në Kosovë, ku u zhvilluan aktivitete  të ndryshme. Gjithashtu, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një seancë ku është thirrur për tu votuar rezoluta për personat e pagjetur, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që të pranishëm ishin vetëm 56 deputetë, përkundër që në listën e nënshkrimeve  ishin mbi 90 deputetë të nënshkruar.

Analisti Faton Mehmeti, ka thënë se çështja e të pagjeturave do të duhej të ishte shqetësim nacional, por klasa politike nuk është e interesuar që të punojë në të mirë të qytetarëve.

Image
Faton Mehmeti

“Çështja e të pagjeturve është barrë që peshon mbi kurrizin e atyre që i kanë të humbur familjaret e tyre, që do të duhet të ishte shqetësim nacional Mirëpo, klasa politike në Kosovë nuk është e interesuar të punoj për të mirën e qytetareve por të tyre, andaj edhe çështja e të pagjeturve mbetet e paprekur në bisedime”, ka deklaruar Mehmeti.

Gjithashtu, ai ka shtuar për “Bota sot”, se çështja e personave të pagjetur nuk është diskutuar në Bruksel pasi që pala e Kosovës nuk ka insistuar në këtë aspekt dhe se kjo çështje do të duhej që të vendoset si një ndër kushtet e bisedimeve.

“Në Bruksel nuk është prekur kjo çështje andaj në këto bisedime, pala shqiptare e Kosovës nuk ka insistuar fare në këtë aspekt Një ndër kushtet kryesore që pala jone do të duhej t'i vendoste Serbisë është edhe çështja e të pagjeturve, pasi ende plagët e luftës lëndojnë qindra e mijëra familje. Kosova nuk mund as të filloj ndonjë marrëveshje me Serbinë pa dhënë informacione për fatin e të zhdukurve, ndryshe është tradhti ndaj tyre dhe familjareve të tyre”, ka theksuar ai.

Në fund, Mehmeti ka thënë se Kuvendi e ka rolin e tij, që duhet ta jep në këtë aspekt, pasi e ka obligim edhe moral edhe institucional.

“Fatkeqësisht kjo qeveri dhe ky president që kemi, kanë vetëm interes fatin e tyre”, ka përfunduar Mehemti për “”Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat