Bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, flet deputetja e PDK-së

Politika

Bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, flet deputetja e PDK-së

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 29 prill 2018 Në ora: 21:49
Foto ilustruese

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtare në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Mexhide Mjaku Topalli, është deklaruar me rastin e ditës se të pagjeturve, ditë kjo që u shënua me 27 Prill.

Topalli ka thënë për ”Bota sot” se Strategjia për Zgjerim e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në njërën nga pikat e Planit Aksional për shtetet që duan integrim në BE, nënvizohej nevoja e përfshirjes në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mirëpo në momentin e fundit është hequr, një dritare për të zbuluar të vërtetën për të pagjeturit dhe për llogaridhënien.

“Mund të them se nuk është me ndryshe gjendja as në Bosnje e Kroaci, Përpjekje ka pas për të adresuar këtë çështje, përpos konferencave në Kuvend është mbajt seancë dhe janë votuar rekomandimet, tashme po punojmë si komision për plotësimin dhe ndryshimin e ligji. Qasja në përpjekjet për mësimin e fatit të personave të pagjetur nuk duhet të jetë e segmentuar, duhet bashkëpunim ndërmjet dy shteteve. Kosova fillimisht numëronte 4400 persona të pagjetur, kurse aktualisht mbesin 1658. Prej tyre 1300 shqiptare, kurse të tjerët jo shqiptare. Në Bosnje ende nuk dihet për fatin e rreth 10 mije të pagjetur po ashtu e njëjta gjendje qëndron edhe ne Kroaci dhe Maqedoni”, ka thënë ajo.

Image
Mexhide Mjaku Topalli

“Strategjia për Zgjerim e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në njërën nga pikat e Planit Aksional për shtetet që duan integrim ne BE nënvizohej nevoja e përfshirjes në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, mirëpo në momentin e fundit është hequr, një dritare për të zbuluar të vërtetën për të pagjeturit dhe për llogaridhënien. Në presim të kemi rekomandime të cilat do të duhej të jene një fije shprese për mijëra familje. Përfundimisht duhet vendoset të lëvizë ky proces”, ka përfunduar Topalli.

Tash 19 vite pas Luftës në Kosovë fati i më shumë se 1600 personave ende nuk dihet.

Në mesin e tyre janë 135 persona të zhdukur, nën-moshën 18vjecare, dhe 332 persona mbi-moshën 65 vjeçare, ndërsa moshës 19 – 64 vjeçare, janë 1183 persona të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat