Emërimi i kryeprokurorit të Speciales, Tahiri tregon si ndikon në ngritjen e aktakuzave

Politika

Emërimi i kryeprokurorit të Speciales, Tahiri tregon si ndikon në ngritjen e aktakuzave

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 1 maj 2018 Në ora: 16:49
Ramush Tahiri

Këai Hong Ip ishte paraparë që të zëvendësonte kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, David Schëediman, të cilit i përfundoi mandati në krye të kësaj detyre.

Por,  pas largimit të tij nga pozita e kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Kosovë, një tjetër amerikan është caktuar të udhëheq me këtë institucion, i cili sipas raportimeve pritet të jetë prokurori amerikan Jack Smith.

Prokurori amerikan, 48 vjeçar, thuhet të ketë kërkuar rreth një vit kohë për t’u familjarizuar me procedurën dhe lëndët që do të trajtojë Specialja.

Në lidhje me këtë, se sa mund të përshpejtojë ose vonojë ngritjen e aktakuzave të para, për gazetën “Bota sot’, politologu Ramush Tahiri, ka thënë se do të shtyhet ngritja e aktakuzave të para, për shkak të kohës që ai ka kërkuar që të njihet me lëndën.

“Jo, emërimi i këtij gjyqtari dhe jo emërimi i zëvendësit të gjyqtarit të mëhershëm Shëendiman do t’i shtyjë proceset. Gjyqtari i ri ka kërkuar një vit kohë që të njihet me lëndën dhe kjo do t’i njihet. Pra këta janë gjyqtarë me profesion por në këtë rast janë Kryeprokurorë të Gjykatës Speciale”, është shprehur ai.

Sipas Tahirit, po të caktohej gjyqtari që ishte paraparë, Këai Hong Ip, do të ishte e mundshme që aktakuzat të ngriteshin menjëherë.

“Sikur të caktohej gjyqtari i parë që ishte paraparë, Këai Hong Ip, ai ka qenë i njoftuar me lëndën dhe ka mundur t’i ngritë aktakuzat menjëherë. Edhe në rastin në Kosovë si po jep dorëheqje gjyqtari i lëndës ose si po caktohet gjyqtari i ri, lënda atëherë edhe procesi po nis nga e para”, ka vlerësuar Ramush Tahiri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat