Gjykata Speciale sqaron gjithçka, ja cilat vrasje politike do t’i hetojë

Politika

Gjykata Speciale sqaron gjithçka, ja cilat vrasje politike do t’i hetojë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 2 maj 2018 Në ora: 16:58
Gjykata Speciale

Vrasjet politike të kryera në Kosovë, vazhdojnë të jenë një lagë e pa shëruar në Kosovë. Ende mbetet i paqartë mandati i Gjykatës Speciale, e cila do të merret me hetimin e këtyre vrasjeve.

Por, cilat vrasje do të hetohen nga Specialja dhe deri në cilin vit do të jetë mandati i kësaj Gjykate?

Gazeta “Bota sot, ka kontaktuar më zyrtarë nga kjo gjykatë të cilët kanë sqaruar gjithçka sa i përket kësaj çështje.

Nga zyra për media të Gjykatës Speciale, ku kanë thënë se dhomat e Specializuara nuk kanë juridiksion mbi asnjë krim tjetër të kryer brenda ose jashtë periudhës 1998-2000, me përjashtim të krimeve kundër administrimit të drejtësisë, kur ato kanë të bëjnë me procedurat dhe zyrtarët e saj.

“Mandati i Dhomave të Specializuara është mjaft konkret dhe i kufizuar: bazuar në nenin 1 dhe nenin 6 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Dhomat e Specializuara kanë juridiksion vetëm mbi disa krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare të cilat, në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, pretendohet se janë kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, dhe që janë filluar ose kryer tërësisht në territorin e Kosovës. Dhomat e Specializuara nuk kanë juridiksion mbi asnjë krim tjetër të kryer brenda ose jashtë periudhës së lartpërmendur, me përjashtim të krimeve kundër administrimit të drejtësisë, kur ato kanë të bëjnë me procedurat dhe zyrtarët e saj”, thuhet në përgjigjen nga zyra për media të Gjykatës Speciale.

Ndërsa zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Christofer Benet, në një përgjigjie për “Bota sot”, ka bërë të ditur se Dhomat e Specializuara kane juridiksion lëndor të periudhës prej 1 Janar 1998 deri ne fund te vitit 2000.

“Neni 7 i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar trajton juridiksionin kohor dhe përcakton: “Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi veprat penale në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000”, ka thënë Bennet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat