“Dyfytyrësia e radhës e Hashim Thaçit”

Politika

“Dyfytyrësia e radhës e Hashim Thaçit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 maj 2018 Në ora: 17:39
Hashim Thaci

Deklaratën e presidentit Thaçi i cili sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të ndalojnë kurrë zërin për civilët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës, ka zgjuar debate e opinione të ndryshme për faktin se në bisedimet me Serbinë në Bruksel ai nuk e ngrit asnjëherë këtë çështje.

Opinionisti Nexhat Haziri duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për " Bota sot" se deklarata e Thaçit është edhe një mashtrim i rradhës i cili ua bënë familjarëve të personave të zhdukur tash e 19 vite.

Sipas tij, edhe kësaj radhe Thaçi shfrytëzon këtë çështje të dhimbshme për të bërë deklarata ta cilat janë vetëm për konsum të brendshëm politik.

Image
Nexhat Haziri

“Çështja e të zhdukurave është dashur të trajtohet në Bruksel si një nga temat e veçante dhe po ashtu është dashur që të kushtëzohet Serbia në këto bisedime për të bashkëpunuar në gjetjen e dhe zbardhjen fatit të personave të zhdukur. Serbia, gjegjësisht Ushtria e Serbisë ka dokumente në arkivat e sajë për vendet ku janë varrosur personat e vrarë dhe të masakruar shqiptar gjatë luftës në Kosovë, dhe këto duhet të hapen duke kërkuar edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare qe të shtoj presion në qeverinë e Beogradit zyrtar. Si duket deri me tani pala e Kosovës dhe vetë presidenti Thaçi, nuk kanë qenë të interesuar për çështjen e personave të zhdukur”, ka thënë opinonisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat