Haki Abazi flet për lirinë e medias: Politika nuk po lejon zbardhjen e krimeve

Politika

Haki Abazi flet për lirinë e medias: Politika nuk po lejon zbardhjen e krimeve

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 maj 2018 Në ora: 21:04
Haki Abazi

Nesër do të shënohet dita botërore të lirisë së mediave. Analisti Haki Abazi, ka thënë se për “Bota sot”, se barriera të cilat janë krijuar në të kaluarën nëpërmjet monopolizimit të platformave mediale, janë bërë më të vështira, por në të njëjtën kohë format e presionin janë sofistikuar.

“Koha në të cilën po jetojmë është shumë interesante, barriera të cilat janë krijuar në të kaluarën nëpërmjet monopolizimit të platformave mediale, janë bërë më të vështira. Por, njëkohësisht format e presionin janë sofistikuar. Të gjithë fondet për reklamat janë të kushtëzuara nga interesat dhe kërcënimet për gazetarët investigative vijnë nëpërmjet formës direkte përmes editoreve dhe pronareve të mediave që shpesh nuk janë edhe aq transparente”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se mediat sociale dhe platformat alternativë janë bërë, pothuajse kanali i informimit të pavarur për tema të ndjeshme dhe me rreziqe.

Për më tepër, ai ka folur edhe për mungesën e gjyqësorit të pavarur, për lirinë e mediave dhe për kërcënimet ndaj gazetarëve.

 “Mungesa e gjyqësorit të pavarur gjithashtu është problematike në vete, sepse lejon që kriminelet të veprojnë në mënyre të pandëshkuar dhe krimet e së kaluarës nuk përfundojnë me dënimin e merituar. Toleranca ndaj krimeve të së kaluarës ka bërë që të dyshohet se politika është e përzier në parandalim e gjetjes së kryerësve të veprave kriminale. Kjo situatë në vetvete mund të konsiderohet si e pafavorshme për liri të mediave dhe kërcënuese ndaj gazetarëve të pavarur”, ka përfunduar  Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat