Ish deputeti Tali, ia numëron gabimet Thaçit, thotë se nuk i merr seriozisht deklaratat e tij

Politika

Ish deputeti Tali, ia numëron gabimet Thaçit, thotë se nuk i merr seriozisht deklaratat e tij

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 3 maj 2018 Në ora: 21:01
Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, thotë se nuk e merr seriozisht deklaratën e presidentit Thaçi, i cili ditë më parë tha se institucionet e Kosovës nuk ndalin kurrë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe.

Por, ish-deputeti Tali thotë se kjo deklaratë nuk duhet të merret seriozisht.

“Ka kohë që unë nuk e marrë fare seriozisht se çka thotë Thaçi. Ai në vazhdimësi mashtron dhe rrenë opinionin e Kosovës. Me 2007 na thoshte se në Qeverinë e tij "para se t’i emërojë ministër kandidatët do të pyes së pari në prokurori dhe polici se mos dyshohen ata për korrupsion" dhe shkoi e i zgjodhi për ministra personat më të dyshuar për korrupsion, siç ishte Ahmet Shala. Pastaj thoshte se me Serbinë do të ketë vetëm "bisedime teknike", e tash apelon për unitet të spektrit të Kosovës për bisedimet politike me Serbinë. Për mos t’i numëruar rrenat dhe mashtrimet tjera të shumta si këto të fundit që ishin lidhur me Gj S, burgosjen e "gylenisteve" apo librin biografik të tij, etj etj”, thotë Tali për “Bota sot”.

Image
Driton Tali

Madje, Tali thotë se presidenti nuk duhet të shet broçkulla për zbardhjen e krimeve.

“Prandaj edhe këtë pallavrën lidhur me vrasjen e civilëve e shikoj në atë perspektivë. Institucioni më i lartë i Republikës, (pra Presidenti), i cili që sa e sa kohë negocion me Serbinë e asnjëherë nuk e ka ngritur këtë çështje në ato negociata, na shet broçkulla se çka duhet të bëjnë institucionet e Kosovës. Çka të thuhet tjetër pos turpi s’paska kufij”, shtoi ai.

Ndryshe, Kosova me Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi prej vitit 2010, ka filluar bisedime me Serbinë, njëherë si teknike pastaj ato politike, por asnjëherë nuk është biseduar për zbardhjen e vrasjeve gjatë luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat