Abazi thotë se askush nuk i beson më PDK-së, tregon motivet

Politika

Abazi thotë se askush nuk i beson më PDK-së, tregon motivet

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 7 maj 2018 Në ora: 22:18
Haki Abazi

Dy javë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti tryezën me partitë politike, ku diskutoi për temat aktuale në vend.

Nga kjo tryezë ku morën pjesë të gjitha partitë, u pajtuan që tryeza të tilla të mbajnë edhe në javët ne vazhdim, të gjitha partitë me radhë.

E nesër do të mbahet tryeza e thirrur nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli i cili ditë më parë ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus, ka propozuar që të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për Agjendën e Integrimeve Evropiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Lidhur me këtë tryezë, për gazetën “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se askush nuk i beson PDK-së dhe për këtë ai jep motivet.

“PDK ka tradhtuar çdo marrëveshje që 20 vite. Asnjë partner kosovar apo ndërkombëtar nuk i beson PDK. Do të ishte marri të besohet në çfarëdo skenari apo marrëveshje të PDK. Motivet e vetme janë të vazhdojë kapja e shtetit dhe kontrollit mbi procesin e shkatërrimit të shtetit. Partitë që bashkëpunojnë me PDK janë bashkëfajtore. Nuk ka më të panjohura, PDK nuk punon në interesat e vendit”, është shprehur ai.

Sipas Abazi, PDK duhet të largohet nga skena politike dhe nuk ka çfarë të negociohet.

“PDK ka dëmtuar luftën e UÇK dhe reputacionin e saj, PDK la udhëhequr me privatizimet dhe ka bërë gllabërimin e pronës publike, PDK është gjithashtu fajtore për falimentimin e ndërmarrjeve publike siç është PTK. Nuk ka çka të negociohet tani përveç largimit të PDK-së nga skena politike dhe verifikimi i pasurive të zyrtarëve kryesorë”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat