Pafajësia e Thaçit, Kuçi: Padia nuk ka shpall pafajësinë e Thaçit si ish-ministër, por si president

Politika

Pafajësia e Thaçit, Kuçi: Padia nuk ka shpall pafajësinë e Thaçit si ish-ministër, por si president

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 maj 2018 Në ora: 20:43
Hashim Thaçi

Ditë më parë, Prokuroria e Shtetit ka konstatuar se presidenti e Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka bërë tradhti ndaj vendit lidhur me çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në kohën kur e kishte bërë nënshkrimin e marrëveshjes me ministrin e Jashtëm të Malit të zi, Igor Luksiq, Thaçi ishte zëvendëskryeministër dhe ministri i Punëve Jashtëm të Kosovës.

Image
Gurakuç Kuçi

Lidhur me këtë, politologu, Gurakuç Kuçi ka thënë për “Bota sot”, se nënshkrimi i padive duhet të bëhet në mënyrë profesionale, sikurse në rastin e Thaçit të cilit është bërë në cilësinë e Presidentit.

“Ushtrimi i padive duhet të kihet parasysh që duhet bërë në mënyrë profesionale, pasi edhe një gabim teknik mund ta hedhë poshtë, andaj edhe padia në fjalë i është bërë  Thaçi në cilësinë e Presidentit dhe jo në cilësinë e mandatit që e kishte në momentin e nënshkrimit”, ka deklaruar ai.

Për më tepër, ai ka shtuar se nga kjo na del që padia nuk ka shpall pafajësinë e Thaçit si ish- ministër i punëve të jashtme dhe zëvendëskryeministër, por e ka shpallë të pafajshëm në cilësinë e Presidentit.

“Ka shumë rëndësi që gjëra të tilla të bëhen nga grupe profesionale dhe jo nga një individ, sepse në fund të fundit individi mund të jetë i gabueshëm sado që ka aftësi juridike. Element i rëndësishëm në këtë vendim është edhe hedhja poshtë nga ana juridike nga organe shtetërore, pasi nga të tjerët është e qartë, se marrëveshja e nënshkruar mes dy presidentëve, është vetëm marrëveshje politike pa efekte juridike, dhe që nënkupton edhe një herë fuqishëm se ka qenë për konsum politik të brendshëm dhe hedhje hi syve popullit”, ka deklaruar Kuçi për “Bota sot”.

Në fund, Kuçi ka thënë theksuar se korrigjimi i kufirit, është harruar tashmë nga të gjithë ata që dikur e kundërshtonin, e me ndryshimin e qeverisë as që do të merret kush më me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat