“Sondazhet tregojnë që LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet”

Politika

“Sondazhet tregojnë që LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 9 maj 2018 Në ora: 13:27
Ilustrim

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi thotë se subjekti i tij politik është i gatshëm për të shkuar në zgjedhje qysh sot.

Ai madje, shprehet i bindur se subjekti i tij politik do ta dalë fituese absolute e zgjedhjeve.

Sipas tij, të gjitha sondazhet e fundit në vendin e nxjerrin LDK- në në pozitë të mirë për fitore.

Image
Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi

“LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe besoj se çdo partitë politike vlerësohet se është e gatshme për një gjë të tillë. Por, ne jemi në avantazh sepse të gjitha sondazhet tregojnë që LDK-ja është në pozitë të mirë për fitore në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Kelmendi.

Kelmendi shtoi, se vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Pavarur të Deputetëve nuk janë në gjendje për zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat