“Lista për ‘tradhti kombëtare’ do të jetë e gjatë, duke filluar nga Thaçi”

Politika

“Lista për ‘tradhti kombëtare’ do të jetë e gjatë, duke filluar nga Thaçi”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 maj 2018 Në ora: 19:01
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faik Krasniqi, ka komentuar për “Bota sot” vendimin e Prokurorisë për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit i ishte ngritur kallëzim penal për “tradhti kombëtare” lidhur me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi ka thënë se lista do të jetë e gjatë për “tradhti kombëtare” në lidhje me shkeljen e sovranitetit të vendit në çështjet e rëndësishme, si me bisedimet me Serbinq, po ashtu edhe për marrëveshjen e Demarkacionit më Malin e Zi.

“Për 'tradhti kombëtare' në lidhje me shkeljen e sovranitetit të vendit nëse duhet të përgjigjet dikush, atëherë lista do të jetë e gjatë. Duke filluar nga Presidenti Thaçi i cili i ka bërë dëme të shumta këtij vendi me nënshkrimet e tij gjatë bisedimeve me Serbinë në Bruksel, e deri tek deputetët që e kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë, në këtë rast të Demarkacionit, sepse të gjithë kanë qenë e kanë ditur që nuk do të ketë korrigjim pas ratifikimit të saj në Kuvend”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi ka shtuar se deputetët dhe ministrat duhet që të japin përgjigje lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Deputetët që kanë votuar ato marrëveshjet e arritura në Bruksel që dëmtojnë shtetin e Kosovës, edhe për ata duhet të përgjigjen, sepse një njeri s'mund t'i bëj kaq shumë dëme vendit pa pasur mbështetjen edhe të klikës së tij, dhe për këtë përgjegjësi duhet të japin shumica e atyre deputetëve kanë votuar ato ligje dhe ministrave të cilët gjatë mbledhjeve të Qeverisë kanë dhënë votën pro. Asnjë diktator që ka njohur historia nuk ka mundur t'i bëj gjërat vetë, pa e patur mbështetjen edhe të tjerëve!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat