“Dialogu me njerëz të shantazhuar është në dëm të Kosovës”

Politika

“Dialogu me njerëz të shantazhuar është në dëm të Kosovës”

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 9 maj 2018 Në ora: 20:01
Drita Millaku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.

Thaçi dhe Merkel biseduan për temat aktuale që po ndodhin në vend siç është dialogu me Serbinë, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndër tjerash aty, Thaçi tha se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke të të dy shteteve.

E, për këtë çështje, Drita Millaku deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se tani për tani është e pa besueshme njohja reciproke e të dy shteteve duke e marrë parasysh që ka shumë punë për tu bërë.

‘’Tani për tani është e vërtetë që është e pa besueshme njohja reciproke sepse as bisedimet për të pa gjeturit as bisedimet për penzionet e baballarëve tanë nuk janë bërë s’po e dijme për çfarë njohje reciproke është fjala dhe fundja e fundit vetëm për vendime të dëmshme ato janë’’, ka thënë Millaku.

Duke e komentuar tutje ecurinë e dialogut, sipas saj në këto kushte që po zhvillohen bisedimet Kosovë-Serbi, nuk do t’i sjellë Kosovës vendime pozitive.

‘’Dialog pa kushte nuk ka. Nëse vazhdon dialogu në këtë format vetëm të këqija do t’i sjellë Kosovës. Tek e fundit hajde ta analizojmë ecurinë e dialogut, çka fitoj Kosova? Asgjë!. Jemi për dialog por jo pa kushte. Dialogu me njerëz të shantazhuar është në dëm të Kosovës’’, përfundon Millaku për gazetën ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat