Lajçi thotë se Wieland tregoi se nuk ka liberalizim të vizave

Politika

Lajçi thotë se Wieland tregoi se nuk ka liberalizim të vizave

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 10 maj 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi thotë se nënpresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland e vërtetoi atë që e tha Lëvizja Vetëvendosje se miratimi i Demarkacionit nuk e sjell liberalizimin e vizave.

“Ne e kemi thënë publikisht përmes mediave, por edhe nëpër seanca të Kuvendit se nuk duhet të kalojë versioni i Murat Mehës për Demarkacionin, më arsyetimin se do të bëhet liberalizimi i vizave”, thotë Lajçi për “Bota sot”.

Image
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, në takimin që kishte me grupin parlamentar të LDK-së ka kërkuar nga krerët e shtetit dhe atyre të partive politike që të mos japin afate kohore për liberalizimin e vizave.

“Shumë gjëra ende duhet të kryhen , po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vije në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, ka deklaruar Wieland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat