Barani ka disa fjalë për deputetët që deshën të shkojnë në Serbi

Politika

Barani ka disa fjalë për deputetët që deshën të shkojnë në Serbi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 maj 2018 Në ora: 15:16
Vjosa Osmani, Blerta Deliu dhe Ilir Deda

Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani ka thënë për “Bota sot”, se asnjëherë deri më tani nuk ka dëgjuar ndonjë nga deputet të Kuvendit të Kosovës duke e përmendur luftën dhe krimet e bëra nga ushtria dhe policia, paraushtarakët dhe civilët kriminel çetnik serb.

"A mos i ka dëgjuar ndonjëherë këta deputetë duke e përmendur luftën, ku janë krye nga ushtria, policia, paraushtarakët dhe civilet kriminelë çetnik serbë, ku mbi 400 masakra janë bërë në Kosovë? Ku janë pushkatuar mbi 11.000 civilë shqiptarë, gra, fëmijë, pleq, plaka, femra dhe meshkuj të paralizuar? Janë pushkatuar gra shtatzëna, madje shumë prej tyre edhe janë djegur në zjarr? Ende të pagjetur figurojnë edhe afro 1800 shqiptarë, të dhunuara kanë qenë shumë femra shqiptare e besa edhe shumë meshkuj janë dhunuar nga bandat kriminele çetnike serbe, por askush nuk e ngriti zërin për këtë ”, ka thënë Barani.

Image
Halit Berani

Sipas tij, kriminelët çetnik serbë në krye me kryekriminelin Daçiq nëpër shumë takime vazhdimisht ankohen dhe gjithherë para ndërkombëtarëve mbeten viktima, kurse Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pra shqiptarët mbeten agresori sipas udhëheqjes serbe

“Nëpër të gjitha takimet me ndërkombëtarët e besa edhe me "udhëheqësit" e Kosovës, udhëheqësit serb, vazhdimisht ankohen dhe i fajësojnë shqiptarët duke i kërkuar edhe ata kinse të pagjeturit serbë, e të cilët kanë vdekur shumë kohë më parë, para luftës së UÇK-së.

“Unë nuk e kam dëgjuar asnjëherë asnjë deputet apo udhëheqës të Kosovës duke treguar me shifra se çfarë bëri ushtria, policia, paraushtaraket dhe civilët e armatosur kriminel çetnik serbë mbi popullatën shqiptare. Këta "udhëheqës" shqiptarë kishte me qenë mirë që të dalin haptas të deklarojnë se nuk janë përfaqësues të popullit dhe se si i kanë siguruar ato vota, e dinë ata vet. Por e dinë edhe ata, që ua kanë mundësuar të jenë udhëheqës e deputetë, nëpër mbledhje të Parlamentit nuk dëgjon asgjë përveç se akuzave ndaj njëri- tjetrit: “ti ke vjedh, ti je kriminel etj”.Pra asnjëri nuk e drejton gishtin kurrë drejt kriminelëve të vërtet pra Serbisë”, ka thënë Barani.

Kurse sa i përket mos refuzimit të deputetëve, Barani ka thënë se këta farë deputetesh të askujt shqiptarë, ishte dashur të mos i përgjigjen fare kësaj ftese.

“Deputetët tanë ishte dashur të kërkojnë nga Serbia që para së gjithash ti arrestojnë të gjithë ata kriminelë që kanë kryer krime të papara mbi popullin civil shqiptare, të kërkojnë falje publike, ta njohin sovranitetin e Kosovës, të dëmshpërblejnë të gjitha dëmet që ia kanë bërë Kosovës, jo vetëm gjatë luftës së UÇK-së, por edhe dëmet që kanë shkaktuar që nga vitet 1990. Atëherë kur i kanë larguar të gjithë shqiptaret nga puna, kur i kanë helmuar nëpër shkolla mbi 7.000 nxënës e qytetarë, ku shumë prej këtyre nxënësve fatkeqësisht kanë mbetur me pasoja të rënda shëndetësore. Pra kur të ishin kryer të gjitha këto nga Serbia, atëherë ishte dashur të mendojnë udhëheqja shqiptare a me biseduar me Serbinë apo ende është herët. Këta deputet dhe udhëheqja e Kosovës nuk ka nevojë që të kërkojnë kriminelë në mesin e pjesëtarëve të UÇK-së, por atje ku janë kriminelët ku shumë prej tyre madje dihen me emra dhe me mbiemra. Madje, janë edhe në organet më të larta të Kosovës, e po ashtu janë edhe nëpër institucione të ndryshme të Kosovës, si në polici, hetuesi, etj”, ka përfunduar Barani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat