Thaçi tërhiqet nga ideja për shkëmbime territoresh me Serbinë

Politika

Thaçi tërhiqet nga ideja për shkëmbime territoresh me Serbinë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 11 maj 2018 Në ora: 20:29
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Kosovës, HashimThaçi, pas takimit me Merkel ka thënë se nuk do te ketë ndarje dhe këmbim te territoreve me Serbinë.

Më herët është raportuar se Thaçi dhe Vuçiq po negociojnë për një ide të shkëmbimeve të territoreve, që ngjalli reagime të shumta në opinion e më gjerë, por siç duket Thaçi është tërhequr nga kjo punë, ashtu si me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Lidhur me këtë, analisti politik Ilir Vata, thotë për “Bota sot” se Serbia nuk ka të ardhme pa njohur shtetin e Kosovës dhe lidershipi i Serbisë tashmë është e bindur për këtë fakt, madje dhe presidenti Serb, Vuçiq në një farë mënyrë e ka pranuar pavarësinë dhe mëvetësinë e Kosovës.

“Shtegun e kalimit për në Evropë, Serbia e ka nga Kosova. Kosova tashmë është një shteti i pavarur, madje ka mbështetjen e Evropës, vendeve aleate të NATO-s dhe kryesisht të SHBA. Asnjë intrigë, apo kuisë nga do që të vijë nga dashakeqësit e Kosovës qofshin brenda apo jashtë territorit të saj nuk mund të tjetërsojë pavarësinë institucionale dhe territoriale të sovranitetit të saj. Serbia nuk ka të ardhme pa njohur shtetin e Kosovës dhe lidershipi i Serbisë tashmë është e bindur për këtë fakt, madje dhe presidenti Serb, Vuçiq në një farë mënyrë e ka pranuar pavarësinë dhe mëvetësinë e Kosovës në një shtet të pavarur dhe kjo lidhet me faktin se Serbia po vazhdon në procesin e integrimit evropian, që shtegun e kalimit për në Evropë, Serbia e ka nga Kosova, pra nuk mundet të pranojë Evropa që një shtet që vjenë me intrigat e të shkuarës gjakatare, siç është Serbia. Lufta e Serbisë ndaj Kosovës e kriminalizuar shteti Serb, si Hitleri shtetin Gjerman, por sot Gjermania është një nga yjet e ndritshme të BE-së, sepse dënoi krimet naziste dëmshpërbleu shtetet e dëmtuara dhe qasi paqen Evropiane dhe botërore duke u bërë një ndër shtete paqeruajtëse në Evropë dhe më gjerë”- është shprehur Vata.

Image
Ilir Vata

Sipas tij, Kosova është çelësi i integrimit të Ballkanit Perëndimor, pa integrimin e saj, rajoni nuk integrohet sepse Kosova është dëshmia e padrejtësisë që u është bërë shqiptarëve dhe bota modern kërkon një rajon në paqe dhe paqja vie nga Kosova.

“Në këtë kuptim Serbia, përveç dënimit të krimeve shtetërorë duhet të vazhdojë procesin e bisedimeve drejtë një paqeje mes dy vendeve dhe më gjerë në rajon, sepse çështja e shqiptarëve është e ndërlidhur me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Pra, nëse Serbia nuk shkon drejtë përparimit dhe paqes me Kosovë, ajo nuk është në paq me të gjithë rajonin, sepse shqiptarët janë në Malin e Zi, Maqedoni, në shtetin e origjinës Shqipëri, pra rajoni në një farë kuptimi flet shqip. Në intervistën e tij, pas takimit me kancelaren gjermane Merkel, Presidenti Thaçi ka thënë se “Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, kishte mbështetje të kancelares Merkel për mbështetjen e Kosovës”. Ndërsa në kuadër të bashkëpunimit me Serbinë, Thaçi tha se raporti Kosovë-Serbi të kalojë në fazën e normalizimit mes dy vendeve dhe të pajtimit mes popujve. “Duam që të kalojmë këtë fazë të statuskosë drejtë një dinamike të re, është e vërtetë e dy vendeve varet nga njëra tjetra” ka pohuar ai. Pra që në krye të rashës, është pohuar mbështetja Gjermanisë për Kosovën dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhme sepse tashmë shqiptarët janë në qasjen me perëndimore e të mbështetur nga vendet më të fuqishme në botë, sepse bota e ka kuptuar padrejtësinë ndaj një kombi që e ka kaluar jetën në përflakje dhe në padrejtësi. Kosova është çelësi i integrimit të Ballkanit Perëndimor, pa integrimin e saj, rajoni nuk integrohet sepse Kosova është dëshmia e padrejtësisë që u është bërë shqiptarëve dhe bota modern kërkon një rajon në paqe dhe paqja vie nga Kosova”- përfundoi Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat