‘’Liberalizim nuk ka përderisa Qeveria nuk e lufton vetveten’’

Politika

‘’Liberalizim nuk ka përderisa Qeveria nuk e lufton vetveten’’

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 12 maj 2018 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Kosovës nuk i ndalen sfidat. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dy kriteret që pritet nga Kosova të përmbushen si kriter për liberalizimin e vizave.

Edhe në konferencën e përbashkët nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kacelarja gjermane, Angela Merkel u fol për këto dy kritere.

Dhjetë vjet pas pavarësisë, Kosova mbetet të përmbush kritere shtesë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani thotë se megjithëse kemi humbur 8200ha tokë me ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Kosova prapë se prapë ka mbetur pa liberalizim të vizave. Kjo për arsye se kusht kryesor është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Image
Valon Ramadani

‘’Qëndrimet tona të shprehura para votimit të Demarkacionit po dalin të sakta. Kërkesa e BE-së karshi shtetit tonë ka qenë dhe mbetet e qartë; nuk ka liberalizim pa luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Prej dhjetëra lëndëve për korrupsion  nëpër prokurori e  gjykata as edhe një nuk është e vendimit të prerë. Si klasë politike dhe si shoqëri duhet ta kemi të qartë që nuk ka integrime në Bashkësinë Evropiane me raporte klanore e me mendësi të tilla.

I humbëm 8200ha dhe liberalizim nuk ka, pra LVV nuk ishte "faji", por fajtorët për këtë izolim janë pushtetarët aktual. Pa një qeveri serioze, të përkushtuar në shtetndërtim,sovranitet,drejtësi e zhvillim nuk mund të kemi të tilla pretendime, madje është absurde po të kemi, sepse ata që kanë qeverisë prej çlirimit deri më sot nuk mund ta luftojnë vetveten’’, ka përfunduar Ramadani për gazetën ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat