S’ka liberalizim të vizave pa luftim të korrupsionit

Politika

S’ka liberalizim të vizave pa luftim të korrupsionit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 maj 2018 Në ora: 13:26
S’ka liberalizim të vizave pa luftim të korrupsionit

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën vazhdon jetë njëri ndër vendimet më të pritura, e për të cilin nuk dihet se kur mund të ndodh. Sipas njohëseve të integrimeve evropiane vendimi final për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është vendim i thjeshtë, por është vendim që kërkon të paktën dakordimin, përkatësisht votën e 55 % të shteteve anëtare.

Sami Blakaj, njohës i Integrimeve Evropiane ka thënë për “Bota Sot”, se politikanët kosovarë duhet të jenë të kujdesshëm kur flasin për afate kohore rreth liberalizimit të vizave. Çështja e liberalizimit nuk duhet të ketë qasje kohore, përtej kësaj duhet të ketë qasje serioze në luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si i vetmi kriter që do të garantonte lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë drejt BE-së.

Image
Sami Blakaj, njohës i Integrimeve Evropiane

“Vendimi final për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është vendim i thjeshtë, por është vendim që kërkon të paktën dakordimin, përkatësisht votën e 55 % të shteteve anëtare. Mjafton që katër shtete anëtare që përbëjnë 35% të popullatës evropiane të jenë kundër heqjes së vizave për Kosovën dhe vendimi do të bie”, ka thënë Blakaj.

Sipas tij, marrë për bazë ndjeshmërinë e procesit, por edhe natyrën e marrjes së vendimit brenda Këshillit të BE-së, udhëheqësit shtetërorë duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të rezervohet nga premtimet e pamatura dhe jo përmbajtjesore. Premtimet e tilla humbin besimin e qytetarëve ndaj politikës dhe njëkohësisht humbin shpresën e tyre për një perspektiv evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat