Deputetja e LDK-së: Qeveri jashtë funksioni, ka idenë vetëm të qëndrojë në pushtet

Politika

Deputetja e LDK-së: Qeveri jashtë funksioni, ka idenë vetëm të qëndrojë në pushtet

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 15 maj 2018 Në ora: 21:59
Qeveria Haradinaj

Liberalizimi i vizave dhe krijimi i ushtrisë përgjatë fushatës dhe pas saj, gjithnjë nga Qeveria Haradinaj ishin cilësuar si prioritetet kryesore.

Tani po bëhen plotë tetë muaj, që nga themelimi qeverisës aktuale dhe çështjet që ishin cilësuar si “tema të mëdha” po vazhdojnë të mbesin edhe më tutje si të pazgjidhura për Kosovën, shkruan “Bota sot”.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), konsideron se kjo qeveri do të shkojë pa realizuar këto tema.

Valentina Bunjaku-Rexhepi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj tani është edhe jashtë funksioni.

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

“Kjo qeveri nuk do t’i realizojë temat e mëdha, sepse është qeveri jo funksionale dhe të gjitha temat që po i bënë aktuale, kjo e fundit ka idenë vetëm të qëndrojë në pushtet”, është shprehur deputetja Bunjaku-Rexhepi.

Tutje, ajo thotë është se turp i pozitës që merr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës me vetëm 20 deputetë.

“Ka 52 numra, e në seanca të Kuvendit të Kosovës nuk qëndrojnë as 20 deputetë, ky është një turp”, përfundoi deputetja e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat