Qeveria Haradinaj e mbushur me udbashë serbë

Politika

Qeveria Haradinaj e mbushur me udbashë serbë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 18 maj 2018 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Krerët e shtetit të Kosovës po dorëzohen dhe po nënshtrohen para Serbisë, duke iu dhënë kompetenca të mjaftueshme serbëve të Kosovës. Gjithashtu, Serbisë po i plotësohen shumica e kërkesave, ndërsa Kosova nuk po fiton thuajse asgjë.

Serbia  i ka “duart e lira”, që të lëvizë në Kosovë përmes strukturave të veta, respektivisht përmes Listës Serbe. Mirëpo, ka dyshime që ish- agjentë të UDB-së serbe që sot janë në Qeverinë e Kosovës, po ndihmojnë Serbinë që të shtrijë influencën e saj në Kosovë, shkruan “Bota sot”.

Sipas disa informacioneve,  udbashët serbë veprojnë në të gjitha fushat dhe në të gjitha vrimat e jetës, vetëm e vetëm për të destabilizuar Kosovën, duke u përpjekur për diskreditimin e shtetit tonë në sytë e botës dhe të miqve, me synim për të bindur audiencën ndërkombëtare se shqiptarët vërtet nuk janë popull shtetformues.

Kosova, sot gjendet në një moment delikat, veçanërisht në raport me shërbimet e shumta sekrete serbe.

 Ndërsa, padyshim se do t’i duhet kohë për të krijuar hapësirë dhe kuadër të duhur veprimi për t`i luftuar dhe larguar ato.

Një rast konkret, është se askush nuk është marrë seriozisht me studimin e trazirave të vitit 2004 në Kosovë. Ka shumë gjurmë bindëse se Serbia ka pasur ndikim të madh në ato trazira dhe synimi i saj ishte kryekëput kthimi i Kosovës në pikën zero.

Çka është më keq, shumë herë deri sot, shqiptarët nuk ia kanë dalë të lexojnë me kohë gjithë propagandën dhe veprimet e shërbimeve sekrete serbe e shumë herë janë bërë edhe vet pjesë e asaj propagande destabilizuese. Edhe rasti i të zhdukurve shqiptarë gjatë luftës së fundit, dëshmon manipulimin e drejtpërdrejtë të UDB-së me mbetjet mortore.

Zeka: Krerët e shtetit janë në dijeni se ka njerëz të UDB-së në Qeveri

Ndërkaq, deputeti i parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se nëpër institucionet tona të qeverisë, ka njerëz që në të kaluarën ishin pjesë e UDB-së serbe.

Image
Milaim Zeka

Madje, sipas tij, krerët e shtetit, Thaçi, Haradinaj, Veseli e Limaj, janë të njoftuar për këtë.

Por, “Bota sot” nuk ka arritur të marrë përgjigje nga zyra e presidentit dhe e kryeministrit, nëse janë të njoftuar apo jo.

“Edhe në qeverinë aktuale, por edhe në qeveritë e kaluara ka dhe ka pasur njerëz të UDB-së serbe, e për këtë janë të njoftuar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj”, deklaron Zeka.

Ai shton tutje, se disa media në Kosovë, po i ndihmojnë Serbisë të ketë ndikim në vendin tonë, e sipas Zekës, ato media kontrollohen nga vetë shteti serb.

“Përveç këtyre ish- personave të UDB-së që sot janë nëpër institucionet tona, Serbia e shtrinë ndikim e saj në Kosovë edhe përmes mediave të veta të caktuara, të cilat janë nën kontrollin e Serbisë dhe të Erodganit. Serbia është aktive në çdo proces në të cilin po kalojmë ne”, thekson deputeti nga Nisma Socialdemokrate.

Mungesa e ligjit për lustracion

E publicisti Gazmend Islami, duke folur për “Bota sot” lidhur me këtë çështje, tha se UNMIK-u që nga paslufta ka provuar që t’i gjejë njerëzit e UDB-së serbe që vepronin në Kosovë, mirëpo ka kritika për Kuvendin e Kosovës që deri sot nuk e kanë nxjerrë ligjin e e ilustrimit për të kuptuar se cilët ishin ata (UDB-ashët). Edhe ekonomia e thekson ndikim serb në Kosovë thotë Islami, e krejt këtë e quan pushtim klasik i Serbisë ndaj Kosovës.

Image
Gazmend Islami

“Me përfundimin e luftës në Kosovë, UMNIK-u apo rezoluta 1244, hapin e parë që e ka bërë është që kanë kërkuar njerëz qe kanë qenë pjesë të UDB-së serbe dhe që kanë qenë bashkëpunëtor të institucioneve serbe në atë kohë, dhe i kanë marrë gjykatësit, prokurorët dhe disa politikanë. Mjerisht duhet ta themi se Kuvendi i Kosovës deri sot nuk e ka nxjerrë ligjin e ilustrimit për të kuptuar se cilët ishin ata dhe janë ende dorë e zgjatur e pushtetit të Serbisë në Kosovë, pra mënyra e instalimit me përfundimin e luftës të njerzëve të cilët kanë qenë pjesë e UDB-së, tregon më së miri që ishte një plan mirë i organizuar që pushteti i Serbisë të jetë i instaluar brenda Kosovës, kjo u pa edhe me veriun e Kosovës. PërveÇ kësaj, ndikimin që e ka Serbia në Kosovë, e ka edhe përmes ekomomisë, pra ne jemi të varur nga produktet serbe. Me një fjalë, ne kemi pushtim klasik nga Serbia në Kosovë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik”, nënvizon Islami.

Ai është i bindur se qeveria aktuale është e mbushur me njerëz të UDB-së, e thotë se duhet kohë për t’u pastruar nga ta, pasi që ata kanë kapur institucionet më të rëndësishme të vendit.

“Për ta shkëputur ndikimin serb në Kosovë, së pari këta politikanët tonë duhet të shkëputen nga  serbët që i kanë në koalicion, pasi ata vetë po i afrojnë ata sa më afër institucioneve dhe ministrive tona të Kosovës. Jam i bindur që ish- pjesëtar të UDB-së serbe, janë pjesë e qeverisë aktuale.  Duhet kohë për të larguar gjtihë atë strukturë të bashkëpunëtorëve të Serbisë brenda Kosovës, sepse kjo është instaluar që nga krerët e shtetit deri tek SHIK-u, AKI-ja, policia, gjykatat, prokuroria, e shumë segmente tjera që ne nuk i dimë, mirëpo natyrisht Serbia ka ndikimin e vet tërësisht ilegalisht në Kosovë”, është shprehur Islami.

Kelmendi: Të hapen dosjet

E njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi, duke folur në lidhje me këtë çështje, ka thënë për "Bota sot", se Serbia i ka dy mundësi dhe rrugë që po i përdorë për të depërtuar ne Kosovë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Këtu mendoj: 1. Në ish-shërbëtorët e UDB-së dhe anëtarët e familjeve që i kanë shërbyer mirë shtetit serb. Këta janë punësuar, madje në vendet kyÇe në Kosovë. Ka filluar kjo me UNIMK dhe ka vazhduar me EULEX dhe me pushtetin pas pavarësisë. Këta janë oranuar edhe nga Thaçi edhe nga Mustafa dhe tash nga kjo qeveri”, tha Kelmendi.

Ai tregon edhe rrugën e dytë që po përdorin këta qeveritarë, ku thotë se bizneset më të mëdha në vend, janë lidhur më anën mafioze ekonomike.

“Me anën e tyre ka futur shumë para të pista brenda edhe te njerëzit e pushtetit. Mbi këto dy baza po ndikon në politikën e brendshme dhe pothuajse i ka në kontroll. Deri kur mendoj deri atëherë që të bëjmë s’pastrimin e organeve nga elementet e tilla, e kjo arrihet me hapjen e dosjeve për krimin e kryer”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

UDB-ja është ndoshta agjencia më pak e njohur e spiunazhit e Luftës së Ftohtë. Ajo mbetet influente, pavarësisht shpërbërjes së vendit të cilin u formua që të mbrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat