“Haliti t’i kërkoj falje Gashit, në të kundërtën kryesia e Kuvendit ta suspendoj”

Politika

“Haliti t’i kërkoj falje Gashit, në të kundërtën kryesia e Kuvendit ta suspendoj”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 19 maj 2018 Në ora: 21:28
Pamje nga perleshja e djeshme ne Kuvendin e Kosoves

Analisti politik, Faik Krasniqi, e ka komentuar për “Bota sot” përleshjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës mes Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Krasniqi thotë se Kuvendi duhet të shërbejë për miratimin e ligjeve në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, dhe jo të shërbej për arenë përleshjesh, ndërsa e quan gjest të pahijshëm veprimin e Halitit.

Kuvendi duhet të shërbejë për miratimin e ligjeve në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, dhe jo të shërbej për arenë të rrahjeve dhe gjuhës banale të përdorura nga ana e deputetëve. Sjellja e djeshme në Kuvendit të Kosovës mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit, ishte një gjest shumë i pahijshëm”- tha Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Ai shton tutje se Haliti duhet t’i kërkojë falje Gashit, në të kundërtën kryesia e Kuvendit duhet që Halitin ta suspendojnë për një kohë të caktuar.

“Raste të tilla nuk guxojnë të ndodhin në Kuvend. Haliti duhet t'i kërkoj falje Gashit për gjestin e bërë, në të kundërtën kryesia e Kuvendit duhet që Halitin ta suspendojë për një kohë të caktuar, në mënyrë që deputetët tjera të marrin shembull për sjelljet e tyre dhe gjuhën banale, gjuhë që e ka degraduar në masë të madhe etikën e Kuvendit”- theksoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat