Opinionisti: Xhavit Halitit ka filluar me i luajt “miza mas veshit” - Bota Sot
Opinionisti: Xhavit Halitit ka filluar me i luajt “miza mas veshit”

Politika

E mërkurë, 20 qershor 2018

Opinionisti: Xhavit Halitit ka filluar me i luajt “miza mas veshit”

Nga: I.J Më: 19 maj 2018 Në ora: 22:03
Xhavit Haliti

Opinionisti Prof. Dr. Binak Maxharraj përmes një shkrimi autorial ka komentuar atë që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës.

Maxharraj shkruan se sjellja e Xhavit Halitit në Parlamentin e Kosovës është e turpshme, e pamoralshme dhe njerëzisht e ulët qe nuk i ka hije një njeriu.

Sipas tij kjo tregon se Xhavit Halitit ka filluar  “me i luajt miza mas veshit” prandaj po bën kësi lloj sjelljesh.

Xhavit Haliti duhet të shkarkohet nga posti i nënkryetarit të Kuvendit pasi kjo do ta shpëtonte Parlamentin por edhe do ta shpëtonte edhe vetë Xhavit Halitin, shprehet Binak Maxharraj në shkrimin e tij.

Rrebelimi  në  Parlamentin e Kosovës

Ç’prej së është zgjedhë dhe rizgjedhë Kadri Veseli si Kryetar i Parlamentit të Kosovës diçka puna nuk është duke shku mirë. Parlamenti nuk është duke i kryer punët ashtu siç duhet. Ka çorientim, mos disiplinë, mos respekt, shtyrje bërrylash dhe ndërskamcash, punë jo efikase, fyerje me fjalor të pistë rrugaçërie e deri te sulmet dhe tentim sulmesh midis deputeteve.

Pas përplasjes ne Parlament midis Nenkryetarit Xhavit Haliti dhe deputetit Anton Quni për milionat që Xhavit Haliti i kishte marrë nga Koloneli Ahmet Krasniqi për nevojat e luftës, por qe Xhavit Haliti ka “harruar” se ku i paska harxhuar. Rasti tjetër me i freskët është ai i para nja dy ditësh kur plasi sherri midis Nënkryetarit të Parlamentit Xhavit Haliti te PDK dhe Arben Gashit të LDK, kur haptas u shanë ne nanë e babë kur Kryesuesi Xhavit Haliti nuk ia dha fjalën deputetit Arben Gashit. Por dje përsëri ndodhi ajo që nuk ishte deshtë te ndodhë, derisa po zbriste teposhtë Xhavit Haliti më qellim e shtyu e përplasi Arben Gashin te cilin përpak nuk e rrezoi. U pa qartas edhe nga pamjet filmike. Pra, siç po shihet ky Xhavit Haliti është ba “yll” ne Parlamentin e Kosovës, jo për diçka te mire, por vetëm për te keq.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Po pse sillet në këtë mënyrë ky njeri, është edhe i shtyrë në moshë, nga e ka ky njeri gjithë këtë ”fuqi” gjithë këtë guxim të sillet në këtë mënyrë. Çfarë fuqie mshifet pas tij. Një Zot e din.

Por siç dihet Xhavit Haliti për shumë vite ishte ne kreun e LPK që vepronte ne ilegalitet dhe në Perendim. Kur plasi Lufta çlirimtare në Kosovë ky nuk u dok në luftë, nuk mori pjesë në luftë, por gjithë kohën sillej rreth luftës. Luftën e shikonte nga Tirana nga Shtabi Rognerit, shtab i intrigave dhe dallavereve. Ky Shtab apo siç quhet ndryshe Klani i Rognerit ishte kuzhina ku zihej gjithçka por edhe lojërat për luftën dhe rreth luftës ne stilin ti nuk je i krahut tonë, por ti je krahut tjetër, atë krahun tjetër i cili më mbi 70% te ushtrisë i kishte në front. Kjo ishte një luftë qe bahej ne Klanin e Rognerit për përfitimin e luftës. Ky Klan dispononte dhe “drejtonte” edhe shumat e mëdha te parave, qe më së paku u përdorën për luftën, por për qëllime tjera te futura nëpër strajca. Kështu, Xhavit Haliti u kthye në Kosovë me strajca të mbushura me pare milionëshe. Pas kthimit në Kosovë Xhavit Haliti u zgjodh nënkryetar i përjetshëm i PDK-së por edhe i Parlamentit te Kosovës në të gjitha Legjislaturat. Për 18 vjet të çlirimit vepronte ne stilin kush jam unë, për 18 vjet e bani kokrrën e sefas. Pse jo kishte plotë pare qe s’dinte çka me ba me to, jetonte ne luks derisa Anton Quni nuk ia prishi rahatin kur e pyeti se ku metën qeto pare me plotë strajca qe ia kishte dhanë Koloneli Ahmet Krasniqi, te cilën gjë po e dëshmojnë edhe shumë persona tjerë pjesëmarrës te luftës dhe te tjerë.

Kur Anton Quni ia prishi rahatin Xhavit Halitit, ai ndryshoi, u qartë në fytyrë, u ç’orientua u ba i egër si bisha, gati së nuk uluronte e hupi kontrollin nisi edhe te sulmojë njerëzit për rreth, siç qe rasti me Arben Gashin më te cilin u përplas gojarisht me fjalor te pistë rrugaçërie, por doli “trimi” i Rogneri që e sulmoj atë edhe fizikisht qe gati se rrëzoi për tokë në stilin e tij, unë se shtyva por rrëshqita, sepse ne sallë paska pas akull.

Po pse sillet kështu Xhavit Haliti, ku e merr ai atë guxim kur dihet se nuk e ka ma afër SHISH-in e Fatos Klosit, e as social-komunistin Ftos Nanon me te cilët ne Klanin e Rognerit me shumë bëjshin lojëra te ndryshme për luftën e Kosovës dhe rreth saj. Me siguri ky njeri ia ka “zenë” dikujt bishtin gjatë lojërave milionëshe  te dedikuar luftës, por qe kurrë nuk arritën te gjitha në luftë, por u avulluan në shumë strajca te anëtarëve të Klanit të Rognerit.

Sjellja e Xhavit Halitit ne Parlamentin e Kosovës është e turpshme, e pamoralshme dhe njerëzisht e ulët qe nuk i ka hije një njeriu, kjo tregon se këtij njeriu ka nisë me i luajt miza mas veshit dhe ka humbë totalisht. Është koha qe edhe PDK, nëse ka kurajo dhe guxim te merret me te, nëse ndokujt nuk ia ka ”zënë bishtin” dhe urgjentisht te shkarkohet nga posti i Nënkryetarit të Parlamentit. Kjo do ta shpëtonte Parlamentin por edhe do ta shpëtonte edhe vetë Xhavit Halitin qe te hiqet nga vendi të cilin nuk e meriton.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test