Presidenti gjerman dorëheqje për pagesë prej 700 euro, Haradinaj me pushime 80 mijë franga nuk jep dorëheqje

Politika

Presidenti gjerman dorëheqje për pagesë prej 700 euro, Haradinaj me pushime 80 mijë franga nuk jep dorëheqje

Nga: A.Zh Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:19
Presidenti gjerman Christian Wulff, në vitin 2012, është dorëhequr, për shkak të një pagese prej 700 euro. Ramush Haradinaj bashkë me familjen e tij, kishin zgjedhur hotelin “Carlton” në vendin më të shtrenjtë në botë, në Sant Moritz të Zvicrës për të kaluar festat e fundvitit për nëntë ditë.

Politikanët e Kosovës jo rrallëherë janë komentuar për mënyrën luksoze të të jetuarit dhe pushimet e shtrenjta.

Ata edhe pse jetojnë në shtetin më të varfër në Evropë, nuk e kanë problem për të shpenzuar paratë në vendet luksoze.

Rast tipik për këtë ishin edhe pushimet e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, në vendin më të shtrenjtë në botë, në Sant Moritz të Zvicrës.

Ai bashkë me familjen e tij, kishin zgjedhur hotelin “Carlton” në këtë fshat, për të kaluar festat e fundvitit për nëntë ditë.

Ndonëse nuk dihet ende se sa ka shpenzuar kryeministri Haradinaj gjatë këtyre pushimeve, bazuar në çmimet publike të hotelit, del se pushimet e tij mund të kenë kushtuar mbi 80 mijë franga.

Pas zbulimit të Insajderit për këto pushime, Haradinaj ka thënë se ka qëndruar në Zvicër vetëm një natë dhe se pushimet i kanë kushtuar 7 mijë euro.  

Mirëpo, ai nuk ka ofruar dëshmi ende se pushimi i ka kushtuar 7 mijë euro e jo 80 mijë franga.

Përkundër presionit të madh mediatik, kryeministri nuk “ua ka vënë veshin” këtyre raportimeve, madje as nuk ka ofruar dorëheqje.

Ai nuk ka vepruar si presidenti gjerman Christian Wulff, i cili në vitin 2012, është dorëhequr, për shkak të një pagese prej 700 euro.

Mediat gjermane kishin njoftuar se në vitin 2007 miku i tij David Groenwold, kishte paguar shpenzimet e hotelit për një fundjavë, të cilën Wulff e kishte kaluar në Sylt, një ishull në Gjermaninë veriore.

E Wulff dha dorëheqje, për shkak të humbjes së besimit në opinionin gjerman.

Ceremonia lamtumirëse u shoqërua me paradën e ushtrisë (Bundeswehr).

“Dhashë dorëheqje ngase nuk e kisha më besimin e popullit gjerman dhe atë me të drejtë, meqë kam bërë gabime te pafalshme”, kishte deklaruar Wulff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat