Telekomi afër falimentimit, flet eksperti i ekonomisë, tregon masat që duhet të ndërmerren

Politika

Telekomi afër falimentimit, flet eksperti i ekonomisë, tregon masat që duhet të ndërmerren

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 22 maj 2018 Në ora: 21:17
PTK

Telekomi i Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, aktualisht është duke u përballur me krizën financiare dhe është afër falimentimit. Për të dalë nga kjo gjendje, së fundi, Qeveria e Kosovës, përveç tjerash, ka paraparë uljen e pagave deri në 40 për qind, për punëtorët e kësaj kompanie.

E, lidhur me këtë, ka folur edhe njohësi i ekonomisë në vend.

Eksperti i ekonomisë, Nexhat Kryeziu, në një prononcim për “Bota sot”, tha se propozimet në lidhje me synimin e sanimit të gjendjes së Telekomit pa ndonjë vlerësim dhe analizë më të thellë profesionale për problemet në ndërmarrje krijojnë konfuzitet dhe dëmtojmë organizatën edhe më shumë.

Ai thotë se fokusi aprior në zvogëlim të pagave të punëtorëve është qasje e gabuar.

Image
Nexhat Kryeziu

“Propozimet e ndryshme në lidhje me synimin e sanimit të gjendjes në Telekomit të cilat po qarkullojnë në media pa ndonjë vlerësim dhe analizë më të thellë profesionale për problemet në ndërmarrje krijojnë konfuzitet dhe dëmtojmë organizatën edhe më shumë. Njëkohësisht, fokusi apriori në zvogëlim të pagave të punëtorëve është qasje e gabuar”, tha Kryeziu.

Sipas Kryeziut, urgjente duhet të formohet një Komitet shpëtimi apo Komitet Krize që do të përbehej me përfaqësues të Qeverisë, Bordi të drejtorëve, disa nga stafi profesional i Telekomit dhe ekspert të fushës.

“Në gjendjen e krijuar e cila është konfuze për publikun duhet vendimmarrje e shpejte e organeve përgjegjëse e ne këtë rast Ministrisë përkatëse se bashku me akterë tjerë në qeveri dhe në organizatë dhe ekspertë të fushës qofshin te vendit apo edhe të jashtme. Rrjedhimisht, është urgjente të formohet një Komitet shpëtimi apo Komitet Krize që do të përbehej me përfaqësues të Qeverisë, Bordi të drejtorëve, disa nga stafi profesional i Telekomit dhe ekspert të fushës. Në të njëjtën kohë që organizata të normalisht, të ndalen përkohësisht projektet e prokurimit për vitin 2018, përfshirë edhe pagesat e mëdha përveç atyre të domosdoshme. Njëkohësisht të përgatit një pasqyrë e re e rrjedhës se parave për te paktën gjashtë muaj dhe të ketë negociata me kreditorë për të ristrukturuar pagesën e obligimeve”, tha ai.

Krejt në fund, eksperti i ekonomisë thotë se pas një periudhe gjashtë mujore duhet që të bëhen ndryshime strukturore dhe të bëhet edhe rivlerësimi i strukturës organizative të organizatës përfshirë edhe vlerësimin profesional të funksioneve.

“Pas një periudhe gjashte mujore duhet që të bëhen ndryshime strukturore dhe të bëhet edhe rivlerësimi i strukturës organizative të organizatës përfshirë edhe vlerësimin profesional të funksioneve dhe vendeve të punës, gjithnjë duke u mbështetur në shërbimet profesionale që Telekomi duhet të jap dhe analizes së kostove me përfitime. Përfaqësuesit e sindikatave dhe shoqërisë civile do të shtonin vlerë në gjithë këtë proces”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, Nexhat Kryeziu, ekspert i ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat