Qeveria mohon rrezikun, tregon kur do të votohet rishikimi i buxhetit

Politika

Qeveria mohon rrezikun, tregon kur do të votohet rishikimi i buxhetit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 23 maj 2018 Në ora: 14:15
Ilustrim

Në Qeverinë e Kosovës thonë se ata nuk e kanë problem për të kaluar në Kuvend rishikimin e buxhetit për vitin 2018.

Sipas përfaqësuesve të Zyrës së Kryeministrit, rishikimi i buxhetit bëhet me shumicën e thjeshtë të votave.

“Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit  për Buxhetin 2018 i procedohet Kuvendit të Republikës për miratim në korrik-gusht 2018 dhe për këtë vendos ministri i Financave. Ky projektligj miratohet me shumicën e thjeshtë dhe nuk bëhet fjalë për mundësinë e rënies së Qeverisë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrisë.

Ndryshe, Gazeta “Bota sot” sot ka raportuar se partitë opozitare po presin që gjatë muajit qershor të rrëzohet Qeveria Haradinaj, pasi që deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se rishikimi i buxhetit duhet të bëhet deri të fundi i muajit qershor.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pa kufi sepse një ditë do të jemi në një situatë kur duhet të votohet rishikimi i buxhetit ku qeveria ose do ti ketë numrat ose do të kërkohet mocion i mosbesimit sidomos kur të vjen çështja e rishikimit të buxhetit, i cili parashihet të ndodh më se voni deri në fund të muajit qershor”, shtoi Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat