Dhuna në Kuvend, analisti politik flet për masat që duhen të merren

Politika

Dhuna në Kuvend, analisti politik flet për masat që duhen të merren

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 23 maj 2018 Në ora: 21:28
Përplasja Haliti-Gashi në Kuvend

Dhuna në Kuvend ka ndodhur në shumë vende të botës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Kuvendin e Kosovës disa herë. E së fundmi ka pasur mjaft përplasje verbale por edhe fizike, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta.

Por për përplasjet e tilla të cilat qytetarët, të cilin i kanë zgjedhur deputetët, i shohin përmes kamerës.

Derisa ato ndodhin në mes deputetëve të ndryshëm, ata nuk ndëshkohen dhe nuk merret asnjë masë ndaj tyre.

Se si duhet vepruar në raste të tilla, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se duhen ndryshuar deputetët, pasi rregulloret nuk bëjnë punë.

Image
Rexhep Shahu

“Duhen ndryshuar deputetët, duhen sjellë të moralshmit në Kuvend pasi imoraliteti politik dhe rrugaçëria nuk ndalen me akte e rregullore por ndalen nëse vijnë në Kuvend dinjitarë dhe jo gangsterë ballkanikë që së pari mendojnë për kuletën, pastaj për nderin e dinjitetin”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, Kuvendi shndërrohet në një klasë shkolle nëse bëhen rregullore të cilat i dënojnë ata, por Kuvendi duhet pastruar nga deputetë të tillë që bëjnë akte dhune.

“Nëse Kuvendi mbushet me ordinerë, shfaqje ordinere do prodhojë. Ndëshkimet e dhunës me akte administrative e shndërron Kuvendin në klasë shkolle ku mësuesi të kthen notën në sjellje. Kuvendi duhet pastruar nga shakllabanat, haraçistët, injorantët, klukullat e forta...”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat