Krasniqi: Këto mund të jenë dy kompromiset e Kosovës për Serbinë

Politika

Krasniqi: Këto mund të jenë dy kompromiset e Kosovës për Serbinë

Nga: Albulenë Muji Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:55
Ilustrim

Analisti politik, Faik Krasniqi për “Bota sot” ka deklaruar se Hashim Thaçi nuk është njeri i besueshëm për ta udhëhequr dialogun me Serbinë.

Image
Faik Krasniqi

“Është në të mirën e të dyja shteteve të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Por, Hashim Thaçi nuk është njeri i besueshëm për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, sepse kemi të bëjmë me fatin e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket deklaratës, së Thaçit për kompromisit është  matje pulsi për ta përgatitur opinionin se do të ketë kompromise të dhimbshme në dëm të sovranitetit të vendit.

“Deklaratat e tij se do të bëjnë kompromise me Serbinë, është matje pulsi për ta përgatitur opinionin se do të ketë kompromise të dhimbshme në dëm të sovranitetit dhe qytetarëve të Kosovës. Kosova ka bërë mjaft kompromise në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, dhe nuk ka nevojë të bëj më kompromise me Serbinë”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

Sipas, Krasniqit dy kompromiset që do të bëhem mund të jenë ai për autonomi për serbët e Veriut dhe në rastin më të keq të humbë Kosova ndonjë pjesë të sajën.

“Por cili do të ishte ky kompromis për Kosovën? Autonomi për serbët e Veriut, ose në në rastin më të keq ta humbasim fare atë pjesë të Kosovës, në këmbim të një ulëse në OKB dhe eventualisht edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat