“Nuk duhet ta lejojmë Thaçin të bëjë kompromise tjera me Serbinë” - Bota Sot
“Nuk duhet ta lejojmë Thaçin të bëjë kompromise tjera me Serbinë”

Politika

E hënë, 18 qershor 2018

“Nuk duhet ta lejojmë Thaçin të bëjë kompromise tjera me Serbinë”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 24 maj 2018 Në ora: 11:30
Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi thotë se subjekti i tij politik do bëj të gjitha përpjekjet politike për ta parandaluar presidentin Thaçi për të bërë kompromise të reja më Serbinë të paralajmëruar nga ai.

“Ky paralajmërim është i rrezikshëm dhe nuk duhet të lejohet kompromise të dëmshme që janë kundër vetvetes. Nuk duhet ta lejojmë Thaçin të bëjë kompromise tjera me Serbinë dhe ne si Vetëvendosje do të bëjmë përpjeke politike, në të gjitha format që kjo mos të ndodh”, thotë Lajçi për “Bota sot”.

Ai shtoi se Thaçi vazhdimisht e ka ndjekur këtë devansivën e vetë përball Serbisë duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme.

Ndryshe, ditë më parë presidenti i vendit gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Sigurisë "To be secure", paralajmëroi se Kosova po punon për kompromise në bisedimet e Brukselit.

Image
Ali Lajçi

"Për Kosovën, dialogu nuk ka alternativë, do të punojmë për kompromis dhe do të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që për Kosovën nënkupton anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe njohje reciproke (midis Kosovës dhe Serbisë)", shtoi Thaçi.

Gazeta “Bota sot”, ka dërguar pyetje me shkrim në zyrën e Presidencës për të marrë informata shtesë lidhur me paralajmërimin e shefit të shtetit për kompromise, por askush nuk është përgjigjur.

Kujtojmë se gati që 10 vite Kosova ka hyrë në bisedime me Serbinë pa asnjë kushte dhe deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje. Prej këtyre marrëveshjeve, është ajo për fusnotë dhe marrëveshje e parë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që si pikë kryesore e kësaj marrëveshje është ajo për themelimin e Asociacionit 

Bisedimet i ka filluar Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi, të cilat fillimisht u quajtën si bisedime teknike, e më pas ato politike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test