LDK paralajmëron tryezën përfundimtare për datën e zgjedhjeve

Politika

LDK paralajmëron tryezën përfundimtare për datën e zgjedhjeve

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 maj 2018 Në ora: 08:22
Sot do të mbahet tryeza e radhës e subjekteve politike ku pritet të diskutohet lidhur me çështjet e mëdha që ndërlidhen me të ardhmen e vendit.

“Tani jemi të këto tryeza, duke pritur tryezën e tretë nga Vetëvendosa dhe në këtë tryezë do të diskutohet për datën e zgjedhjeve, e nëse nuk arrihet një konsensus ndërmjet këtyre tryezave, LDK shume shpejtë do të del me forme tjetër, me mocion mosbesimi dhe do të kërkojmë nga të gjitha partitë politike përfshire dha ato në pushtet që të japin kahje tjetër qeverisë, ne njëherë jemi në fazën e konsultimeve brenda tryezave të cilat LDK i sheh si mundësi për dialog”, ka thënë Driton Selmanaj deputet i LDK-së.

Sot do të mbahet tryeza e radhës e subjekteve politike ku pritet të diskutohet lidhur me cështjet e mëdha që ndërlidhen me të ardhmen e vendit.

Nikoqire e kësaj tryeze do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, e cila të njëjten e ka titulluar, “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”.  Partitë politike, disa prej të cilave nuk pajtohen me zgjedhjet, kanë pranuar pjesëmarrjen në tryezën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në anën tjetër, pro zgjedhjeve është deklaruar vazhdimisht edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila edhe ka paralajmëruar ngritjen e një mocioni votëbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj. Mirëpo, LDK nuk ka ndërmarrë ende dicka konkrete në këtë drejtim.

LDK mbanë mbledhjen e Kryesisë

E udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa, të enjten u mbajt mbledhja e rregullt e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“Fillimisht, me rastin e 24 Majit, Ditës së Presidentit, u përkujtua Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe roli i tij vendimtar në pavarësimin e vendit duke qenë arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Kryesisë së LDK-së diskutuan për aktualitetin politik dhe për proceset e rëndësishme që e presin vendin në të ardhmen. Në këtë kontekst, u bisedua për krizën e rëndë institucionale dhe qeverisëse në të cilën ndodhet vendi si pasojë e keqqeverisjes në të gjitha sektorët si dhe mungesës së legalitetit dhe legjitimitetit të strukturës aktuale në pushtet”, thuhet në komunikatë.

Kryesia e LDK-së diskutoi edhe për mbarëvajtjen e tryezave të organizuara nga subjektetet politike parlamentare, të inicuara nga LDK-ja.

“Anëtarët e Kryesisë së LDK-së përkrahën unanimisht qëndrimin se këto tryeza duhet të përfundojnë me një tryezë përfundimtare të thirrur nga LDK-ja, e cila duhet të rezultojë me dakordim të partive për datën e zgjedhjeve të reja nacionale, që duhet të mbahen në një periudhë sa më të afërt, si dhe për avancimin konsensual të proceseve tjera të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët. Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, shton komunikata.

Po ashtu, Kryesia e LDK-së ishte unanime se ky dialog duhet të hyjë në fazën e përfundimtare dhe që paraprakisht të qartësohen temat si dhe formati i këtij dialogu.

Image
Driton Selmanaj

Selmanaj: Në tryezën e VV-së do të diskutohet për datën e zgjedhjeve

Driton Selmanaj, deputet në LDK ka thënë për Gazetën “Bota sot”, se në tryezën e Vetëvendosjes, do të diskutohet për datën e zgjedhjeve, ndërsa ka shtuar se LDK shumë shpejt do të ngris mocionin e paralajmëruar prej kohësh.

“Tani jemi të këto tryeza, duke pritur tryezën e tretë nga Vetëvendosa dhe në këtë tryezë do të diskutohet për datën e zgjedhjeve, e nëse nuk arrihet një konsensus ndërmjet këtyre tryezave, LDK shume shpejtë do të del me forme tjetër, me mocion mosbesimi dhe do të kërkojmë nga të gjitha partitë politike përfshire dha ato në pushtet që të japin kahje tjetër qeverisë, ne njëherë jemi në fazën e konsultimeve brenda tryezave te cilat LDK i sheh si mundësi për dialog”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, nëse tryezat janë pa rezultat, atëherë LDK-ja do të shikojë mundësinë se si të ece tutje.

“Mendoj që ata duhet të thirrin tryezën dhe ta përcaktojnë agjendën, ku përcaktim i datës se zgjedhjeve mund të jetë pikë e rendit të ditës, këtu nuk ka asgjë të keqe . Pas këtyre tryezave do te diskutohet a mund të vazhdojmë me tryeza tjera apo me shfrytëzimin e instrumenteve tjera”, ka thënë deputeti Selmanaj.

Image
Drita Millaku

Millaku: Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje

Ndërkaq, Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku, ka thënë për “ Bota sot” se situata politike në vend është e ndarë, andaj dhe pozita ka probleme esenciale si në aspektin e cilësisë së qeverisjes ashtu edhe në aspektin e sasisë dhe cilësisë  se numrave që e përbëjnë "shumicën" ky është momenti më i përshtatshëm për të vepruar në drejtim të rrëzimit të kësaj qeveri të pakicës.

“Kurse sa i përket partive tjera shihet qartësi se ka paqëndrueshmëri edhe në vet koalicionin qeverisës . Ndërsa për sa i përket VV-së mund të them se është e gatshme dhe e disponuar me plot kuptimin e fjalë s për të shkuar në zgjedhje, pasi që kjo i bën mire vendit në këto momente shumë të rëndësishme për vendin. Sidoqoftë VV  ketë reflekton qartazi dhe është e gatshme ta përkrahë‰ mocionin e LDK-së nëse kjo e merr një iniciativë të tillë. Tani po ashtu janë pjekur kushtet qe Kosovën ta udhëheqë një klasë politikë ndryshe, e përgjegjshme, profesionale dhe e cila nuk shantazhohet”, ka vlerësuar deputetja Millaku.

Image
Haki Abazi

Abazi: Mocioni i domosdoshëm

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike Haki Abazi ka thënë se mocioni për qeverinë është i domosdoshëm.

Sipas tij pas daljes së Listës Serbe nga Qeveria dihet se kjo qeverinë më nuk i ka numrat e mjaftueshëm për asnjë çështje.

“Mocioni për qeverinë është i domosdoshëm dhe në fakt është e qartë që pas tërheqjes së Lista Srpska qeveria nuk i ka votat e mjaftueshme që do të thotë se kjo qeveri ka mbaruar dhe nuk ka mandate. Kjo qeveri është e mbështjellë me arrogancë dhe arbitraritet andaj nuk mund të vazhdohet të luhet me demokracinë, rregullat e saj dhe funksionimin e sistemit demokratik. Është brengosëse se si adresimi i këtyre çështjeve po bëhet duke u shprehur me injorancë të mbështjellë me arrogancë dhe arbitraritet. Abortimi i institucioneve të shteti ka ndodhur disa herë në historinë e Kosovës, ju kujtoj kur parlamenti sabotohej nga deputetet e koalicionit qeverisës për të ruajtur pozicionet e tyre”, tha ai.

Image
Skender Zogaj

Shansi i LDK-së

Analisti politik Skender Zogaj, ka thënë se LDK është në situatë shumë të volitshme, sepse gjendja

e krizës politike dhe ekonomike në vend, që po vazhdon të jetë e madhe, janë shansi për LDK-në, që me pak kujdes dhe vendosmëri më të plotë, do të mund të bëhej fituese e madhe.

Ai ka thënë, se rrethanat aktuale kanë edhe pengesa mjaft delikate, siç është mungesa e shefit partiak, i cili për çështje shëndetësore nuk po mund të jetë fuqiplotë dhe fizikisht i pranishëm në të gjitha veprimtaritë, kështu që mungesa e tij e drejtpërdrejtë në lojën politike po e vështirëson shumë finalizimin e aksioneve të planifikuara.

“Mendoj, se kjo është edhe arsyeja e mocionit të paralajmëruar nga LDK-ja që nuk po ndodh për shkak të vet LDK-s, e cila e ka thënë por po heziton për ta realizuar, sepse e gjasë e ka të qartë se, krahas mocionit do të duhej të ishte e përgatitur mirë edhe për veprimet e mëtutjeshme, që sa po kuptojmë nuk i ka mjaft të qarta prandaj po ndodh hezitimi. Sa i përket partive të tjera, nuk mendoj se ka ndonjë rëndësi të madhe mendimi i tyre, sepse, LDK-ja është partia më e madhe e vendit dhe synimet e saj asnjëherë nuk guxojnë të varen nga disponimet e partive të tjera”, ka thënë Zogaj.

Ai ka thënë se LDK-ja duhet të luftoj për ta arritur kuotën e mjaftueshme për ta marrë pushtetin e vetme, ose në koalicion me ndonjë parti të vogël, mundësi që realisht e ka, nëse shumë shpejt dhe seriozisht bën ristrukturimin partiak nga nëndegët e deri te kryesia qendrore duke i pastruar guximshëm radhët e veta nga surrogatët dhe të infiltruarit e specieve të ndryshme që kanë depërtuar brenda LDK , jo për të mirën e saj. Veprimet me të forta dhe me të qarta brenda partiake janë detyra kryesore e LDK-s, që do të jepte rezultate brilante edhe pa mocione”, ka thënë analisti politik Zogaj.

Kujtojmë se Lista Serbe është larguar nga Qeveria Haradinaj, pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq, madje kryetari i Listës, Goran Rakiq ka paralajmëruar institucionet e vendit që me 20 prill do të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat