Profesori ndërkombëtar tregon kompromisin e dhimbshëm me Serbinë

Politika

Profesori ndërkombëtar tregon kompromisin e dhimbshëm me Serbinë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 25 maj 2018 Në ora: 15:51
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Opozita vazhdon ta kundërshtojë presidentin Hashim Thaçi si kryesues në bisedimet me Serbinë. E Lëvizja Vetëvendosje që është pjesë e opozitës, ka deklaruar se do të ishte pjesë e dialogut, nëse Thaçi nuk do të ishte udhëheqës i bisedimeve.

Lidhur me këtë, profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se dialogu është shumë i rëndësishëm për Kosovën, duke shtuar se mendon që Serbia ka një plan A, B dhe C për këtë, ndërsa Kosova s’ka plan.

“Dialogu me Serbinë është çështja më e rëndësishme dhe më sensitive e kohës për Kosovën. Është edhe për Serbinë, por jam i bindur se në Serbi diplomacia e saj punon me plan A, plan B dhe plan C. Ndërsa Kosova dhe institucionet e saj nuk kanë asnjë lloj plani. Planin A presin t'ua ofrojë ndërmjetësi ndërkombëtar”, është shprehur ai.

Sipas Bytyçit, VV ka të drejtë të jetë skeptike për dialogun dhe lidhet me Thaçin si kryesues, i cili ka bërë lëshime në bisedimet e kaluara.

Image
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

“Prandaj them se Lëvizja Vetëvendosja e Kurtit ka të drejtë të jetë skeptike në këtë lloj dialogu. Skepticizmi i saj si dhe i qytetarëve të vendit rritet nëse kemi parasysh dhe dy faktorë që lidhen direkt me integritetin e presidentit Thaçi, i cili kryeson dialogun dhe nënshkruan marrëveshjet. Së pari me lëshimet e Thaçit gjatë bisedimeve të shkuara, sepse marrëveshjet që ai nënshkroi ishin jotransparente dhe e çuan Kosovën në kolaps politik”, vlerëson profesori.

Më pas, ai thotë se presidenti ka paralajmëruar “kompromis të dhimbshëm”, e që përkthehet në ndarje të territorit të Kosovës, andaj sipas tij VV duhet të kërkojë standarde për dialog dhe të caktojë vijat e kuqe dhe të argumentojë pse presidenti nuk duhet t’i udhëheq ato.

“Së dyti, sepse Thaçi ka paralajmëruar "kompromis të dhimbshëm"! Kompromisi i "dhimbshëm" nga çdokush përkthehet në ndarje të territorit të Kosovës. Nëse Vetëvendosja është serioze dhe e përkushtuar për vendin, së pari duhet të kërkojë një standard, se si do të zhvillohet dialogu dhe se cilat janë vijat e kuqe. Kjo duhet definuar konkretisht. Më pas të argumentojë se pse presidenti i vendit nuk duhet të kryesojë bisedimet, dialogun dhe për pasojë nuk duhet ta ketë të drejtën të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë”, ka përfunduar profesori Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat