LDK-ja e gatshme për mocionin e mosbesimit, pret gatishmërinë e partive tjera

Politika

LDK-ja e gatshme për mocionin e mosbesimit, pret gatishmërinë e partive tjera

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 26 maj 2018 Në ora: 18:50
Kuvendi i Kosovës

Siç duket tryezat e organizuara nga partitë politike, nuk po kanë efekte pozitive drejt zgjidhjes së temave të mëdha për vendin. Gjithçka që mund të quhet pozitive në këto tryeza, është fakti se ato u organizuan me vendimin e pavarur të tyre, e jo me presionin e dikujt tjetër.

Tryeza e parë me partitë politik, me LDK-në si nikoqir, dha shpresa të mëdha se do ketë një konsensus për çështjet e mëdha të vendit, por ato u zbehen në tryezat në vazhdim, respektivisht në tryezën e PDK-së dhe të Vetëvendosjes. Kjo e fundit organizoi tryezën pikërisht për zgjedhjet e reja.

Ani pse ishte më e zëshmja për mocion mosbesimi, LDK-ja u tërhoq nga kjo, duke kërkuar konsensus me partitë e pozitës, por, ata janë të gatshëm ende që në Kuvend ta dërgojnë mocionin e mosbesimit.

Kështu thotë për “Bota sot” deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku – Rexhepi, por  thekson se nuk e dinë a janë të gatshme partitë e tjera opozitare për këtë veprim.

Image
Valentina Bunjaku – Rexhepi

“Tryezat i ka pa të arsyeshme LDK-ja,  sepse nuk mundet kjo qeveri e pakicës me vazhduar proceset para, por lidhja Demokratike e Kosovës, është e gatshme për mocion mosbesimi që kjo qeveri të rrëzohet, por partitë e tjera opozitare nuk  e dimë sa janë të gatshëm ta marrin këtë veprim.”- tha deputetja e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat