Analisti shqiptar flet për protestën, Xhafa mund të japë dorëheqje

Politika

Analisti shqiptar flet për protestën, Xhafa mund të japë dorëheqje

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 26 maj 2018 Në ora: 21:11
Protesta

Analisti shqiptar, Ilir Vata ka folur për “Bota sot”  për protestën e mbajtur gjatë të shtunës në Tiranë për shkarkimin e ministrit të punëve të brendshme Fatmir Xhafa.

Vata ka thënë për “Bota sot” se si opozita dhe ministri Xhafa po i fusin shkopinj nën rrota integrimit të vendit, madje po dëmtojnë paqen social në rajon.

Image
Ilir Vata

“Opozita ridoli në protestë sot duke startuar te Ministria e Brendshme dhe fokusi kryesor ishte dorëheqja e ministrit për faktin e implikimit të vëllait të tij me trafikun e drogës, madje i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite dhe dy muaj burg. Me herët, ditë më parë opozita ka ngritur pretendimet se ministri Fatmir Xhafa në kohën kur ishte Kryetar i Komisionit të ligjeve ka favorizuar të vëllain me nenin 491 te Kodit të Procedurës Penale, që të gjithë ato që dënohen në mungesë nuk ekstradohen. Në këtë grup akuzash opozita e ve përball ligjit të dekriminalizimit Xhafen, shtuar dhe vdeo përgjimin. Normalisht ministri Xhafa mund të jepte dorëheqje pa detyruar opozitën të dal në protestë. Protesta e sotme pati dhe përplasje fizike, madje ishte gjakosur Blendi Kasmi, kryeredaktori i RD-se, madje dhe polic të lënduar që do thotë se rezistenca e ministrit për të mbajt postin rrezikon mbarëvajtjen politike që është prioriteti i parë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në këtë dimension, si opozita dhe ministri Xhafa po i fusin shkopinj nën rrota integrimit të vendit, madje po dëmtojnë paqen social në rajon”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se protesta e sotme ka treguar se opozita s’është ende gati për të bërë detyrën e saj, por  për të penguar Shqipërinë në procesin integrues.

“Protesta e sotme e opozitës ishte vetëm me partitë parlamentare opozitare, pra jo opozita e bashkuar, madje me opozitën është bashkuar dhe LSI, pra gjysma e qeverisë në mandatin e parë që rrëzon seriozitetin e opozitës, pas ditë më parë Kryemadhi e mbrojti ministrin Xhafaj. Pra një opozitë me dy standarde dhe qëndrime të ndryshme që e bënë të pabesueshme. Protesta e sotme tregoi se opozita s’është ende gati për të bërë detyrën e saj, por më shumë u shfaq për t'i shpëtuar drejtësisë miliarderët e saj dhe penguar Shqipërinë në procesin integrues, pra protesta e opozitës u duk si lojë e politikes shqiptare për të fshehur realitetin politik, që mjerisht edhe mjeranë”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat