Kriminelët duan rolin hiç të EULEX-it

Politika

Kriminelët duan rolin hiç të EULEX-it

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 27 maj 2018 Në ora: 12:12
EULEX

Përfundimit të mandatit të EULEX-it në qershor, po i gëzohen fort krerët banditër të PAN-it, me bandat e tyre në shtet, qeveri, parlament. Ata, në pamundësi, për ta përzënë fare, ngulmojnë ta zhveshin atë nga përgjegjësitë ekzekutive, monitorimi, mentorimi, duke e reduktuar rolin e EULEX-it, thjeshtë, këshillimor. Zyrtarët pushtetarë e qeveritarë, tashmë, palë me krimin, duan rolin hiç të EULEX-it, në menaxhimin e administratës të Kosovës. Tellalli më i zëshëm, një llafolog i pacipshëm, "sikur ta kishte nxjerrë Hashimi nga hunda", mjerisht, i vënë në krye të drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë: "Kosova ka arritur t`i ndërtojë kapacitetet e veta të fuqishme, për të marrë përgjegjësitë në sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe fushat, në të cilat, deri me tash misioni i EULEX-it ka pasur rolin primar."

Lexo edhe këtë: Jakupi “nuk ka haber” për Komunikatat

"Fshati që duket, s`ka nevojë për kallauz", - thotë populli. Mjafton gjysmëvjetori i qeverisjes të koalicionit PAN, me Haradinaj kryeministër, për të parë se si bëhet drejtësia katrahurë në Kosovë! Gjithçka në këtë fushë, është skandaloze, skajmërisht e turpshme. Mijëra kriminelë në liri, e plot syrësh edhe në shtet, parlament e qeveri. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, presidenti amniston edhe ata pak kriminelë, që i ka dënuar EULEX-i! Prandaj, bandat bëjnë krime, por jo edhe drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat