Krasniqi: Opozita të ketë kujdes me mocionin

Politika

Krasniqi: Opozita të ketë kujdes me mocionin

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 27 maj 2018 Në ora: 13:46
Kuvendi i Kosovës

Janë mbajtur tri tryeza me partitë politike me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët për temat e mëdha të vendit, por në asnjërën nga to nuk është gjetur ndonjë zgjidhje.

E lidhur me këtë, analisti politik Faik Krasniqi, tha për “Bota sot” se tryezat e tilla nuk do të kenë ndonjë efekt, sepse koalicioni qeverisës nuk do pajtohet për mbajtjen e zgjedhjeve, e kjo është më se normale.

Image
Faik Krasniqi

“Tryezat e tilla nuk do të kenë ndonjë efekt, sepse koalicioni qeverisës nuk do pajtohet për mbajtjen e zgjedhjeve. Kjo është më se normale. Edhe opozita po të ishte në pushtet do të kishte vepruar njëjtë. Tryezat duhet të mbahen për çështjet e rëndësishme që Kosovën e presin në javët dhe muajt në vazhdim, si dhe për një angazhim maksimal nga Qeveria e Kosovës dhe gjithë spektri politik për liberalizim të vizave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës deri në fund të këtij viti ose më së largu në fillim të vitit të ardhshëm, të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen”- shprehet Krasniqi.

Ai thotë se do të ishte e kotë mocioni për rrëzimin e Qeverisë, nëse opozita nuk i siguron edhe dy-tre vota.

“Do të ishte e kotë mocioni për rrëzimin e Qeverisë, nëse opozita nuk i siguron edhe dy-tre vota. Prandaj, opozitës i duhet të krijojë aleatë brenda koalicionit për ta rrëzuar Qeverinë. Në të kundërtën kjo Qeveri do të vazhdojë akoma të qeverisë, edhe pse është Qeveri e pakicës!”- ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat