“Protesta e opozitës dëshmoi se në Shqipëri janë përballë dy kohë, dy mendësi dhe dy filozofi”

Politika

“Protesta e opozitës dëshmoi se në Shqipëri janë përballë dy kohë, dy mendësi dhe dy filozofi”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 27 maj 2018 Në ora: 23:03
Kreu i PD-se, Lulzim Basha ne protesten e djeshme

Protesta e opozitës të shtunën ka dëshmuar se Partia Demokratike ka përmbajtje dhe nuk janë për dhunë ndaj institucioneve, ndërkaq qeveria Rama ka humbur shpresën në Shqipëri në 30 vitet e fundit.

Një ditë pas protestës rreth dy orëshe të mbajtur përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, analistët politikë duke komentuar protestën thonë se preteksti i protestës ishte ministri Xhafa që mbron vëllain e tij të dënuar për trafikat droge në Itali, mirëpo arsyet dhe shkaku i protestave është më i madh, ku këtu përfshihet qeverisja jo e mirë e vendit.

Analisti politik Rexhep Shahu, thotë se protesta në Tiranë dëshmoi se në Shqipëri janë përballë dy kohë, dy mendësi dhe dy filozofi.

“Protesta e opozitës e ditës së shtunë në Tiranë pohoi për të disatën herë se në Shqipëri janë ballë për ballë dy kohë, dy mendësi, dy filozofi. Pohoi se janë ballë për ballë ish- pushetarët e diktaturës me bijtë e pasuesit e tyre dhe partia demokratike që nuk ndjek filozofinë e komunizmit, mendësinë e komunizmit. Protesta e së shtunës zhvilluar në një ditë e moment kur edhe ajri ishte i acaruar dhe elektrizuar, tregoi se opozita dhe Partia Demokratike kanë përmbajtje dhe nuk janë për dhunë ndaj institucioneve. Segmente të së djeshmes komuniste që notojnë në detin e opozitës, spiunë e bijë spiunesh akuzojnë egërsisht opozitën dhe Lulzim Bashën pse nuk bëjnë revolucion dhe dhunë, pse nuk bëjnë hakmarrje, pse nuk kanë bërë hakmarrje me kohë”, deklaron Shahu.

Investimi kryesor i qeverisë në Shqipëri, sipas Shahut, është përçarja e opozitës, propaganda lustruese banale, lufta e fjalëve kundër opozitës.

Image
Rexhep Shahu

“Spiunët dhe mjaft të inflirtuar në radhët e PD akuzojnë PD se pse ajo nuk ka dënuar komunizmin, komunistët, njerëzit e të kaluarës me atë mënyrë dënimi, me atë stil e formë dënimi siç dënonte kundërshtarët Partisë së Punës. Spiunët e bijtë e tyre që duan ta tërheqin për hundësh PD nxisin PD që të hakmerret me të njëjtat metoda e mënyra si Partia e Punës. PD nuk do të ishte parti demokratike nëse do të ishte e njëjtë me veprime si Partia e punës, por do të ishte partia e punës me emër të ndryshuar. Ky është thelbi i përplasjeve brenda PD. Investimi kryesor i qeverisë në Shqipëri është përçarja e opozitës dhe propaganda lustruese banale, lufta e fjalëve kundër opozitës. Qeveria gjithmonë ka fuqi të blejë njerëz brenda opozitës për ta përçare opozitën. Eksponenteve të ndryshëm të opozitës u që krijuar bindja se janë të pazevendësueshëm dhe ata nuk e durojnë të mos qenit liderë, të mos qenit në sofrën e parë të opozitës”, pohon Shahu.

Në Shqipëri, sipas Shahut, nuk ka media të lirë, puna e vetme e Qeverisë është përbaltja e opozitës dhe poshtërimi i saj, ndërkaq, Kryeministri Rama është duke vepruar sikurse Enver Hoxha.

“Ndërsa, preteksti i protestës është ministri i brendshëm Xhafa, që mbron vëllain e tij të dënuar për trafikant droge në Itali, arsyet dhe shkaku i protestave është me i madh dhe i thellë. Në Shqipëri nuk ka media të lirë, media kundërshtare përveç se Facebook ku njerëzit mund të shprehen lirshëm. Por, edhe në Facebook mbërrin kontrolli e ndërhyrja e qeverisë dhe segmenteve të saj. Në Shqipëri puna e vetme e kryeministrit dhe qeverisë është përbaltja e opozitës, poshtrimi i opozitës sa është krijuar ideja e frikshme se fatkeqësia e Shqipërisë është pozita dhe Rama aq shumë propagandë të ndyrë bënë sa njerëzit don t’i bindë se po të mos ketë opozitë do të ishte shumë më bukur. Rama po vepron në gjithë veprimtarinë politike si Enver Hoxha. Opozitën po e paraqet si të keqen e këtij vendi. E vetmja punë e qeverisë Rama është sharja e opozitës. Opozita në protestën e të shtunës së 26 majit mund ta rrafshonte ministrinë e brendeshme por Basha u bëri thirrje protestuesve të tërhiqen, se nuk është dhuna ndaj godinave mënyrë proteste e PD. Refuzimi i Shqipërisë nga Këshilli i Europës është pohim i të drejtës së opozitës. Qeveria Rama shkelqën vetëm në kultivimin dhe tregtinë e drogës në bashkëpunim me mafinë e drogës nëpër botë. Asnjëherë më pak punë, më pak investime, e më pak shpresë nuk ka pasur në Shqipëri në 30 vitet e fundit”, shton Shahu.

Protesta e mbajtur në Tiranë, ka pasur edhe përleshje, ndërkaq Prokuroria e Tiranës do t’i nis hetimet për protestuesit e opozitës.

Prokuroria e Tiranës ka referuar procedim penal në prokurori për 15 persona që morën pjesë në protestën e së të shtunës të opozitës. Burime mediatike nga policia bëjnë me dije personat e proceduar kanë goditur punonjësit e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat