A do të jetë i “tmerrshëm” Demarkacioni me Serbinë, flet njohësi i çështjeve juridike

Politika

A do të jetë i “tmerrshëm” Demarkacioni me Serbinë, flet njohësi i çështjeve juridike

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 29 maj 2018 Në ora: 22:36
Aleksandar Vuqiç dhe Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar unifikim të skenës politike kur bëhet fjalë për çështje mëdha. Ai, sot, në një emision ka deklarua se nëse ka përçarje të tilla, procesi i demarkacionit me Serbinë do të jetë i ‘tmerrshëm’.

E, lidhur më këtë çështje, në një linjë më të parin e vendit, deklarohet edhe njohësi i çështjeve juridike.

Blerim Burjani, duke komentuar deklaratën e presidentit Thaçi, për “Bota sot”, thotë se dialogu për demarkacion me Serbinë do të jetë i vështirë, mirëpo, sipas tij, Serbia pa e përfunduar dialogun me Kosovën nuk do të hyjë të definojë kufi shtetëror.

Image
Blerim Burjani

“Kuptohet se do të jetë, por Serbia pa e përfunduar dialogun me Kosovën së paku me avancim në grabitje territoriale nuk do të hyjë të definojë kufi shtetëror. Termi demarkacion nuk është terminologji ndërkombëtare juridike e as gjeografike, është terminologji politike edhe pse po ka njerëz që po tentojnë të sqarojnë diçka që nuk haset në të drejtën ndërkombëtare, ne kemi të bëjmë shumë thjesht me definim të kufirit të përhershëm ne mes shteteve”, është shprehur Burjani.

Tutje, Burjani thotë se, Kosova nuk është e përgatitur për dialog përfundimtar dhe finale me Serbin, nuk ka konsensus dhe as ekspertë të mundshëm që do të përkrahin për këtë proces.

“Nuk besoje se Serbia do të hyjë të zgjidhë problemin me kufi me Kosovën pa ardhë në fund të një dialogu politik që i shkon në favor, këto negociata njëherë duken të pamundshme, në kuptimin e normalizimit të plote të raporteve. Mendoj që Kosova nuk është e përgatitur për dialog përfundimtar dhe finale me Serbin, nuk ka as konsensus në vend as nuk ka ekspert të mundshëm që do të përkrahin për këtë proces s’ka asgjë, Thaçi gjithmonë ka gënjyer se ka ekspert e asnjëherë s’ka pas. Krejt deri tash ishte improvizim dhe me krye punë pa debat demokratike dhe pa asgjë, tërë procesin e ka marr vet përsipër e kjo askujt në Kosove nuk i ka pëlqyer përveç PDK-së”, përfundoi njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat