Profesori flet për rekomandimet e BE-së për Kosovën e Serbinë, ja cilat janë sinjalet

Politika

Profesori flet për rekomandimet e BE-së për Kosovën e Serbinë, ja cilat janë sinjalet

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 31 maj 2018 Në ora: 12:03
Ilustrim

Në mbledhjen e Këshillit Evropian që do të mbahet në fund të qershorit pritet që të bëhet rekomandimi nga Bashkimi Evropian që Kosova e Serbia nuk do të jenë pengesë e njëra tjetrës në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Image
Mentor Tahiri

Politologu dhe profesori i politikës ndërkombëtare, Mentor Tahiri ka thënë për “Bota sot” se ky rekomandim nuk do të jetë thjeshtë një ndihmesë për Kosovën që të anëtarësohet në organizatat evropiane, por edhe një sinjal se Serbia mund të vazhdoj rrugëtimin e saj evropian duke e respektuar Kosovën.

“Një rekomandim të tillë duhet parë nën prizmin e ambientin diplomatik i cili po krijohet gradualisht me hyrjen në fazën finale të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo nuk do të jetë thjeshtë një ndihmesë për Kosovën që të realizohen anëtarësimet në të gjitha organizmat e përbashkët evropian, por njëkohësisht është sinjal se Serbia mund të vazhdoj rrugëtimin e saj evropian vetëm duke respektuar Kosovën”, ka deklaruar Tahiri për “Bota sot”.

Për më tepër, ka shtuar se këtë rekomandim do të duhet parë si interes për Kosovën dhe për Serbinë.

“Andaj rekomandimin duhet parë si interes për dyja shtetet. Tutje, këtë frymë të krijuar në institucionet evropiane, Kosova duhet ta shfrytëzoj për të thyer barrierat e vendosura nga pesë shtetet e BE-së të cilat ende nuk njohin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka përfunduar Tahiri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat