“Haradinaj ka dështuar në themel”

Politika

“Haradinaj ka dështuar në themel”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 31 maj 2018 Në ora: 15:17
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, po vlerësohet si qeveri më e pa dobishme e cila vazhdimisht po prodhon koste të pa nevojshme të shpenzime si fakt i keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Analisti, Faton Mehmeti, ka thënë për “Bota sot”, se dështimet e saja qeveria Haradinaj po mundohet t'i sanoje me shtim të njerëzve të rinj në qeveri.

Image
Faton Mehmeti

“Sa më e gjerë të jetë një qeveri aq më e dështuar është, kjo praktikë e dëshmuar tashmë qysh moti. E gjithë kjo behët nga mungesa e ligjit për qeverinë, e të cilën qeveria Haradinaj po e keqpërdor deri në maximum. Kjo nuk është as e ndershme dhe as e dobishme, duke prodhuar kosto te panevojshme dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Fatkeqësisht Qeveria Haradinaj ka dështuar në themel, ndërkohë që po mundohet që duke shtuar numrin e të punësuarve t'i përdor pastaj ne kohe zgjedhjesh”, ka thënë Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat