Edhe aleatët e akuzojnë Hashimin për krime

Politika

Edhe aleatët e akuzojnë Hashimin për krime

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 2 qershor 2018 Në ora: 13:54
Hashim Thaçi

I zëshëm është bërë deputeti i "Nisma", Milaim Zeka, në denoncimet e krimeve të Hashimit, gjatë dhe pas luftës, në Kosovë. Pesë vjet më parë, në banesën time, në Mynih, erdhen për një intervistë, redaktorja e RTV Shqiptar, Tefta Radi dhe kameromani Agim Kuri. U hap dhe tema e luftës së Kosovës. U thashë se RTV Shqiptar, Tirana e zyrtarëve social-komunistë, përgjatë luftës në Kosovë, ishte në një linjë me Beogradin, në përçarjen shqiptare, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës akuzonin vetëm Fatos Nanon, për bashkëpunim konspirativ e përçarës të shqiptarëve, qoftë në Kosovë, ashtu edhe në Mergatë. E vërteta është se Nano, duke i njohur çfarë halabakësh janë krerët e LPK-së në Mërgatë, u distancua dhe i braktisi. Por, ishte Presidenti Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Fatos Klosi, me lukuninë e tyre, të cilët përçanë faktorët politikë dhe ushtarakë të Kosovës, duke e sabotuar luftën, deri në dështim.

Presidenti Mejdani priti në selinë e tij tre përfaqësues të familjeve të dëshmorëve: Rifat Jasharin, Ramiz Lladrovcin dhe një i tretë nga Suhareka, aktualisht, nuk më kujtohet emri i tij. Nismë e mbarim anatemonin LDK-në dhe Ibrahim Rugovën. E harruan fare Serbinë armike. Rifat Jashari, i shokuar nga ato që dëgjonte, heshti, duke thënë "lë të flasin këta djemtë!" Dhe, president zeza, i kënaqur me bashkëbiseduesit, për asnjë rast e çast, nuk i qortoi lugetërit enveristë, për përrallisjet e tyre monstrume, duke shkelur edhe mbi gjakun e njerëzve të tyre, dëshmorë të lirisë!

U thashë punonjësve të RTV Shqiptar se politika redaktuese në - Redaksinë për Kosovën - , ishte për faqe të zezë, sa falsifikuese e luftës, aq edhe përçarëse e popullit. "Komandantët", me hapësirë të pa kufizuar, në Televizionin Tuaj, nuk ishin pjesë e luftës, as me pushkë dhe as në drejtim të luftës. Përkundrazi, ishin sabotatorë dhe agjentë të shërbimeve armike.

Lexo edhe: “Unë kryeministër, Hashimi president!!”

- Redaktorja Tefta Radi, reagoi se "televizioni ynë ka transmetuar pamje, ku Hashim Thaçi përcillte, nga afër, luftën e UÇK-së në Kosovë".

- Po, e kam parë atë emision, të përgaditur nga gazetari Milaim Zeka, - ndërhyra unë. E vërteta është se regjistrimi filmik është realizuar 200 km larg Kosovës, pikërisht, në Malet e Martaneshit, në Shqipëri. Janë ushtarët e ushtrimorës ushtarake, në Fullqet të Klosit, rrethi i Matit, nën vartësinë e LPK-së. Ju lutem, merrni atë regjistrim filmik, shkojmë në Malet e Martaneshit dhe unë jua dëshmoj, me lisa e shkurre, ku "luftonin" ushtarët e Hashimit!

Deputeti Milaim Zeka me kot mundohet ta mohojë militimin e tij, veç LPK-së, edhe në PDK-në e Hashimit. Ai di shumë për krimet e shefave të tij dhe ato, fare pak, denoncime që bënë, i ka të sakta. Ai ka qenë kaq i rëndësishëm në rrethin vicioz të "komandantëve" kriminelë, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm, sa që shefi i Shtabit të Përjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, e kërcënonte gazetarin e Shqipërisë, Mero Baze, "ta heq kokën, pse nuk e njeh Milaim Zekën!"

Pra, kontributi i Milaimit, për t`ia sjellur të keqen e madhe Kosovës, - Hashimin president-, është koxha i madh. Falsifikimi i një emisioni televiziv gjatë luftës, nëse ai nuk bartët në librat historike dhe ilustrimet fimike të "luftës", do të përligjej si propaandë në kushte lufte. Por, e keqja është se falsifikimet e vrazhdëta, aq shumë po përsëritën, sa që kamë filluar t`i besojnë edhe vetë sajuesit e këtyre gënjeshtrave!

Megjithatë, Milaim Zeka, në raste të veçanta, shquhet për sinqeritet. Pjesë e këtij sinqeriteti janë edhe denoncimet e krimeve të "komandantëve" të Hotel "Rogner-it".

Pas anatemimit të dikurshëm të Presidentit Ibrahim Rugova, gazetari, tani, deputet i "Nisma", Milaim Zeka, u pendua dhe foli në supërlativë, për politikën e jashtme të Kosovës, duke e vlerësuar kontributin e Rugovës supërior, në raport me "komandantët" e Milaimit. Por, purga, pastrimi shpirtëror i Milaimit është i mangët, kur thotë se "Ibrahim Rugova bëri mijëra gabime në politikën e brendshme të Kosovës. Megjithatë, ai nuk arrinë ta dëshmojë, qoftë edhe një gabim të Dr. Rugovës!

Presidenti Rugova parashikoi shumëçka për të ardhmen e Kosovës, deri edhe faktin se "disa njerëz nuk duhet lejuar të ngritën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën". Dhe, fjala ishte për Hashim Thaçin, tani, president, si e keqja e madhe e Kosovës. Dhe, vërtet, në gjallje të tij, Rugova nuk e paranoi Hashimin për kryeministër, në zgjedhjet e para të pas luftës dhe as koalicionin me PDK-në, në zgjedhjet tjera pasuese. Ja, pra, LDK-ja, në zgjedhjet  parafundit, e kishte të gatshme formulën e veprimit me PDK-në, porosinë-amanet të Dr. Rugovës: "Hashimi kurrë ktyeministër, Hashimi kurrë president, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!"

I ashpër në akuza për Hashim Thaçin, vazhdon të jetë edhe kuadri i partisë tjetër në koalicion, AAK-së, profesor Muhamet Kelmendi. Ai, zakonisht, është i drejtëpërdrejtë në akuza, madje, për shumësi rastesh. I tillë ka qenë puçi i vrazhdët, deri në rrugaçëri, i Hashimit me grupin e tij, ndaj Kryesisë së vjetër të LPK-së. Ai ka denoncuar me fakte Hashimin me banditët e tij se, i shtyrë nga agjenturat e shteteve armike të Kosovës, sabotoi organizimin e UÇK-së në formacione ushtarake, duke e dështuar dhe sabotuar edhe luftën në Kosovë. Sipas tij, por edhe të Kryesisë së vjetër të LPK-së, Hashimi e dëgjeneroi misionin e UÇK-së, nuk e futi kurrë në luftë atë dhe, së bashku, me bandën e tij, u sulën në zhvatjen e fondeve, në emër të luftës.

Profesor Kelmendi është i një mendjeje me opionin e përgjithshëm, se Hashim Thaçi është e keqja e madhe e Kosovës. Ai ka sabotuar luftën dhe tani don ta përvehtësojë luftë e të tjerëve; ka abuzuar me fondet për luftën dhe në hajninë zyrtare pas luftës; ka shkelur, në mënyrë të përsëritur Kushtetutën e vendit; ka bërë marrëveshje konspirative, të dëmshme për Kosovën, që shkojnë deri në tradhti kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat