Serbia synon që Kosova të bëhet jofunksional dhe të dorëzohet para presionit rus!

Politika

Serbia synon që Kosova të bëhet jofunksional dhe të dorëzohet para presionit rus!

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 16:51
Harta e Kosovës, Presidenti rus Vladimir Putin

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami shkruan se nuk ka kuptim dialogu Kosovë – Serbi pasi shteti serb po lufton anëtarësinë e vendit tonë në të gjitha organizmat ndërkombëtarë, shkrunan Gazeta "Bota sot".

Islami thotë se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve derisa Kosova të bëhet shtet jofunksional dhe të dorëzohet para presionit Rusi-Serbi.

“Çfarë kuptimi ka dialogu Kosovë - Serbi, kur ky i fundit është duke e luftuar me të gjitha mjetet (përveç ushtrisë) anëtarësinë e vendit tonë në të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Dialogu ka kuptim kur secili shtet ecën përpara në rrugën e vet në integrimet euroatlantike.

Çka presim ne kur elementi bazë e themeltar shkelet - lëvizja e lirë e qytetarëve, sportdashësve etj.

Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, ajo është e interesuar enkalvizimin dhe shtrirjen e ndikimit në tërë territorin e Kosovës dhe krejt në fund, shteti ynë të bëhet jo funksional e të dorëzohet para presionit Serbi-Rusi.

Kurrë ma shumë nuk ka pas nevojë Kosova për një dialog të brendshëm të spektrit politik dhe kësisoj të flasin me një zë”, shkruan profesori Avni Islami në facebook. BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat