“Thaçi është e keqja Kosovës, LDK të bindet njëherë e mirë”

Politika

“Thaçi është e keqja Kosovës, LDK të bindet njëherë e mirë”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 4 qershor 2018 Në ora: 14:21
Hashim Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka folur për “Bota sot”, në lidhje me vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që të mos e përkrahë Platformën e Qeverisë, rrjedhimisht rolin që kjo platformë i jep Presidentit, Hashim Thaçi.

E, Millaku thotë se edhe LDK-ja e ka hisen e fajit të vet në dialogun e deritashëm me Serbinë.

Image
Drita Millaku

“Së pari dua të them se edhe LDK-ja e ka hisen e fajit të vet në dialogun e deritashëm me Serbinë. Faktikisht, deri sa ka qenë në qeverisje PDK dhe LDK asnjëherë nuk është raportuar për ecurinë e atyre bisedimeve”, tha Millaku.

Tutje Millaku thotë se duhet të bëhet një analizë e dialogut të deritashëm se çka ka humbur Kosova.

“Duhet të bëhet një analizë e dialogut të deritashëm se çka ka humbur Kosova në këtë dialog e dimë shumë mirë se janë nënshkruar 33 marrëveshje ose më mirë me thënë mosmarrëveshje”, është shprehur Millaku.

Në fund, ajo thotë se Thaçi është e keqja Kosovës dhe duhet të bindet njëra e mirë LDK-së për këtë gjë.

“Është edhe më e dhimbshme se si akoma diskutohet në LDK mundësia e udhëheqjes se Thaçit këtë dialog gjërat duhet të jenë të prera Thaçi është e keqja Kosovës dhe duhet të bindet njëra e mirë LDK për këtë gjë.

Ndërkohë, Grupi Parlamentar i LDK-së sot ka marrë vendim që të mos e votojë platformën për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas LDK-së, platforma për dialog është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat