Haki Abazi tregon arsyet pse Hashim Thaçi është i rrezikshëm për shtetin dhe interesin e Kosovës

Politika

Haki Abazi tregon arsyet pse Hashim Thaçi është i rrezikshëm për shtetin dhe interesin e Kosovës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 4 qershor 2018 Në ora: 15:59
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, edhe kësaj here është refuzuar në mënyrë strikte nga partitë e politike  opozitare në Kosovë, të cilat përveç që kanë refuzuar presidentin si udhëheq bisedimesh më Serbinë, kanë kërkuar edhe dorëheqjen e tij.

Partitë politike opozitare dhe përgjithësi spektri politik në vend e ka humbur plotësisht besimin në udhëheqjen e presidentit Hashim Thaçi.

Analisti politik, Haki Abazi, ka thënë për “Bota sot” se besimi i elektoratit në presidentit e vendit Hashim Thaçi, jo që ka humbur moti kohë por asnjëherë nuk ka ekzistuar si i tillë.

“Prezenca e tij në politikën e Kosovës është pasojë e de stabilizimit dhe eliminimit të strukturave politike dhe mënyrës klandestine të veprimeve politike përfshirë edhe inxhinerigut të rezultateve të zgjedhjeve nëpërmjet marrëveshjeve jo kushtetuese dhe jo parimore”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, Thaçi është një person i rrezikshëm për shtetin dhe interesin e Kosovës.

“Thaci është njeriu që e ka zhytur Kosoven në varfëri, e ka krijuar listën serbe që po e shantazhon plotësimin e procesit të shtete ndërtimit dhe ka qenë i apostrofuar si njeriu që ka lidhje me krime organizuar. Krejt këto dhe marrëveshjet e kompromiset që ka bërë më Serbinë që nga 2011 e bëjnë atë jo vetëm jo kredibil por të rrezikshëm për shtetin dhe interesin e Kosovës. Ai nuk do të jep dorëheqje ai duhet larguar nga presidenca dhe duhet akuzuar për rrezikim të kushtetutshmërisë dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare duke mos qenë president i unitetit por president i interesave të ngushta të një grupi njerëzish” ka përfunduar Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat