Bytyçi tregon kushtet që duhet vendosur Thaçit nëse kryeson dialogun

Politika

Bytyçi tregon kushtet që duhet vendosur Thaçit nëse kryeson dialogun

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 5 qershor 2018 Në ora: 15:46
Hashim Thaçi.

Platforma për bisedime më Serbinë është refuzuar nga ana e partive politike dhe mundësinë që me bisedime të udhëheq presidenti i vendit Hashim Thaçi. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe zyrtarisht kanë dal kundër platformës se Qeverisë Haradinaj për bisedimet finale me Serbinë. 

Enver Bytyçi profesor dhe publicist, ka thënë se duket qartë se Thaçi kërkon të jetë në krye të bisedimeve i pakushtëzuar, çka rrit dyshimet për pazare dhe kompromise personale në dëm të shtetit dhe të sovranitetit të Kosovës.

Image
Enver Bytyqi

“Nëse Thaçi do të shkonte në bisedime i kushtëzuar nga disa parime dhe vija të kuqe, të përcaktuara nga qeveria dhe kuvendi i Kosovës, ndoshta edhe mund e duhej mbështetur që ai ta kryesojë procesin që pritet të rifillojë. Kjo do ta parandalonte atë që të sillej në mënyrë subjektive ndaj interesave të vendit të tij”, ka thënë publicisti Bytyçi. Sipas tij, nëse Thaçi mbështetet të kryesojë bisedimet, atëherë atij duhet caktuar një grup ekspertësh të pavarur e të zotë, të cilët nuk do ta lejonin atë të shkelte principet themelore gjatë bisedimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve. “Nëse ai do të shkojë në bisedime me duar në xhepa, siç edhe ka ndodhur më parë, atëherë ai ka shkuar në atë tavolinë e paramendimin e përcaktuar në kulisa të fshehta për të hedhur firmën në një projekt të aranzhuar fshehtas, kush e di se për çfarë qëllimesh dhe interesash”, është shprehur Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat