Zyrtari i LDK-së jep alarmin: Me këta përfaqësues mund të rrëshqasim në kompromise të rrezikshme për vendin

Politika

Zyrtari i LDK-së jep alarmin: Me këta përfaqësues mund të rrëshqasim në kompromise të rrezikshme për vendin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 qershor 2018 Në ora: 15:21
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes ka biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in, e po ashtu për dimensionin social e ekonomik të vendit.

Kurti gjatë takimit theksoi se për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB.

Në lidhje më këtë, në një prononcim për “Bota sot”, Bajram Gecaj nga LDK, ka thënë se janë disa krahasime të cilat nuk duhet dhe nuk guxojnë të parashtrohen fare.

Image
Zyretari i LDK-së, Bajram Gecaj

“Ky krahasim i Albin Kurtit është njëri nga to. Bashkimi i Mitrovicës dhe shtirja e autoritetit të institucioneve të Republikës se Kosovës në veri janë po aq te rëndësishme sa është edhe ulësja në OKB dhe njohja nga shtetet tjera, ne veçanti nga pesëshja evropiane. Kosova duhet të aspiroj dhe të punojë shumë për realizimin e të gjitha këtyre objektivave, jo të ndajë njërën nga tjetra. Unë personalisht frikohem se më ketë qeveri dhe me këta përfaqësues të institucioneve të Kosovës ne mund edhe të rrëshqasim në kompromise të rrezikshme për vendin dhe të ardhmen tonë”, ka thënë Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat